Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Minierat dhe termocentralet janë “të dënuara”, sipas pushtetarëve

Foto: BGNES

Bllokimi i rrugëve kryesore nga minatorët dhe energjetikët protestues po vazhdojnë për të katërtën ditë. “Prohoda e Republikës”, “Rruga Nënballkanike” pranë Gurkovo janë mbyllur. Në Radnevo ka bllokadë në rrugën për në Nova Zagora. Rruga “Ruse – Svilengrad” afër centralit termik elektrik “Brikel” në Gëllëbovo është mbyllur. Është planifikuar edhe bllokimi i autostradës së Strumës. Është e paqartë se kur dhe ku do të fillojnë negociatat me qeverinë.

Stara Zagora është një rajon me autostradë dhe linjë hekurudhore, i cili po zhvillohet mjaft mirë dhe ka interes serioz nga investitorët, tha për bTV ministri i financave Asen Vasilev.

“Nëse dikush ju gënjen se do të vazhdoni të bëni atë që keni bërë në 20 vitet e fundit, atëherë ai ju gënjen”, theksoi Vasilev. “Ajo që ka qenë deri më tani nuk mund të vazhdojë sepse e shihni vetë që tregu vendos një limit, jo qeveria. Për sa kohë që tregu paguan 90 euro për ton qymyr, nuk ka se si energjia elektrike nga minierat të jetë konkurruese. Ky profesion ka një të ardhme deri në vitin 2038 me funksione në rënie”, tha ministri me rastin e protestave të energjetikëve dhe minatorëve.

Më shumë nga rubrika

Vasill Terziev

Bashkia e Sofjes lejoi festimin e Ditës së Ushtrisë Ruse në kryeqytet

Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë leje për një festë të organizuar nga Ambasada Ruse në Sofje. Kështu ka bërë të ditur Ministria. Lidhur me këtë rast, kryebashkiaku i kryeqytetit Vasill Terziev deklaroi se e ka lejuar Ambasadën Ruse..

botuar më 24-02-23 9.49.PD

Parashikimi i motit për 23 shkurtin

Të premten temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje - 2°. Gjatë ditës do të ketë vranësira të shpërndara në shumë vende deri me diell. Më shumë vranësira do të ketë në rajonet ekstreme jugore, por vetëm..

botuar më 24-02-22 6.30.MD

Presidenti francez Emmanuel Macron falënderoi kryeministrin bullgar Nikollaj Denkov

“I dashur Nikollaj, faleminderit që erdhët në Paris dhe se e filluat këtë luftë të guximshme për reforma dhe politikë pro-evropiane për Bullgarinë dhe për Evropën”, shkroi presidenti francez Emmanuel Macron në bullgarisht në faqen e tij në..

botuar më 24-02-22 6.14.MD