Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bllokadat e rrugëve mbeten deri në votim të marrëveshjes së arritur në Kuvendin Popullor

Foto: BNR

Minatorët dhe energjetikët në grevë lënë rrugët e bllokuara edhe mëngjesin e sotëm, pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar dje mes kryeministrit, deputetëve, përfaqësuesve të qeverisë dhe sindikatave të sektorit të energjetikës

Protestuesit nga Termocentrali dhe Miniera “Bobov Doll” njoftuan se autostrada “Struma” do të qëndrojë e mbyllur deri në pranimin e marrëveshjes në Kuvendin Popullor. Mbetet edhe bllokada e Qafës së Republikës, pasi njerëzit nuk janë të kënaqur me atë që u arrit. Demonstruesit nga Miniera Marica Lindje, të cilët ndaluan qarkullimin në autostradën “Trakia”, pritet të shpallin sot nëse e mbështesin marrëveshjen.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme, deputetët do të diskutojnë një projektvendim për miratimin e marrëveshjes së arritur. Pas votimit, pengesat ka të ngjarë të hiqen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Timço Mucunski / Ivan Kondov

Shkupi kërkon mbrapsje për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë

Efekti i vonuar i ndryshimeve kushtetuese është kyç për ne, tha ministri i jashtëm maqedonas Timço Mucunski për Televizionit “Sitel” të Shkupit. Ai mbrojti qëndrimin e qeverisë së tij se bullgarët duhet të regjistrohen si pakicë në Kushtetutën e..

botuar më 24-08-20 11.17.PD
Patriku Daniill

Patriarku Daniill uroi Mitropolitin e Kievit nga Patrikana e Moskës

Patriku bullgar Daniill i dërgoi një letër Mitropolitit të Kievit dhe të gjithë Ukrainës Onufrij, njoftoi Patrikana Bullgare. Në mesazh thuhet: “Lumturia Juaj, në datën e sotme pikërisht 10 vjet më parë, inaugurimi juaj solemn si Mitropoliti i Kievit..

botuar më 24-08-20 10.06.PD
Ichak Hercog dhe Rumen Radev

Presidentët Rumen Radev dhe Ichak Hercog diskutuan çështje humanitare

Kreu i shtetit Rumen Radev bisedoi në telefon me presidentin e Izraelit, Ichak Hercog, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. U diskutuan aspekte të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, mundësitë për deeskalim të konfliktit ushtarak në rajon,..

botuar më 24-08-20 8.36.PD