Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov: Ka pajtim për hartimin e një strategjie energjetike

Foto: BGNES

Ka pajtim të plotë që në muajt e ardhshëm duhet të përgatitet një strategji energjetike për vendin tonë, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një konferencë për shtypin pas një takimi me përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve. Ai diskutoi me ta masat kryesore të parashikuara në planet territoriale për një tranzicion të drejtë.

“Ka mungesë të fuqisë punëtore dhe detyra është që ata njerëz që shqetësohen për të ardhmen të kuptojnë se mund të ketë mundësi, paga dhe ambient pune edhe më të mira për ta”, theksoi kryeministri. Sipas tij, është e nevojshme tërheqja e investitorëve dhe krijimi i një procesi transparent. “Kjo do të sigurojë zhvillimin ekonomik të vendit dhe kushtet më të mira të mundshme për punëtorët”, shtoi Nikollaj Denkov.

“Nga pikëpamja e punëdhënësit është e rëndësishme që të mos fokusohemi vetëm në sektorin energjetik, por të shikojmë të gjithë ekonominë në një këndvështrim më të largët, sepse ka edhe sfida të tjera”, komentoi kryetari i Këshillit Drejtues të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë Cvetan Simeonov. Ai shtoi se legjislacioni për ta bërë më të lehtë importimin e fuqisë punëtore po vonohet.

Sipas kryeministrit, kritika kryesore nga organizatat e punëdhënësve është se komunikimi i qeverisë me punëdhënësit dhe investitorët potencial mund të jetë më i mirë.

Në takimin në Këshillin e Ministrave morën pjesë Asociacioni i Kapitalit Industrial, Dhoma Bullgare e Tregtisë, Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë dhe Konfederata e Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali Ndërkombëtar i Folklorit mbahet në qytetin Veliko Tërnovo

Afro 340 pjesëmarrës nga vende të kontinenteve të ndryshme do të ngjiten në skenën e Teatrit Veror në parkun "Marno Pole" në qytetin Veliko Tërnovo për të prezantuar ngjyrat e traditave të tyre. Në këtë veprimtari shumëngjyrëshe folklorike do..

botuar më 24-07-20 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Do të jetë me diell deri në mesditë të së shtunës . Pas mesditës do të ketë vranësira dhe deri në mesnatë në shumë vende do të ketë reshje shiu të shkurtër por intensiv me bubullima. Në veriperëndim ka rrezik për breshër. Temperaturat minimale do..

botuar më 24-07-19 7.45.MD

Do të blejmë pajisje për dy helikopterë të tjerë zjarrfikës, vendosi Këshilli i Sigurimit

Qeveria po punon për të shkurtuar maksimalisht afatet e dëmshpërblimit për të dëmtuarit e zjarreve të ditëve të fundit në vend. Të gjithë të prekurit nga zjarri mund të marrin deri në 1578 leva për nevoja emergjente nga Agjencia e Ndihmës Sociale. Kjo..

botuar më 24-07-19 6.28.MD