lustruesja bullgare Alja Markova u përfshi në listën e shkurtër të çmimeve ndërkombëtare për botimet e kuzhinës “Gourmand World Cookbook Awards”. Me “Librin e gatimit për fëmijët e mëdhenj”, ajo është ndër katër pjesëmarrësit më të mirë. Autorët e librave në listën e shkurtër u zgjodhën ndër pjesëmarrësit e 205 vendeve. Bullgarja merr pjesë në kategoritë “Ilustrim” dhe “Evropa Lindore”. Konkurrentët e saj janë piktorë nga Kili, Franca dhe Zelanda e Re.
Çmimet “Gourmand World Cookbook Awards” u themeluan nga francezi Eduard Koantro. Për herë të 29-të, ata do të shpërndahen në një ceremoni të veçantë, në Riad, gjatë Festivalit Saudit nga 27 deri më 29 nëntor.
“Libri i gatimit për fëmijët e mëdhenj” mbledh 14 receta në kategorinë “Të kripura” dhe po aq në kategorinë “Ëmbëlsira dhe mëngjese”, me udhëzime në formën komike.
“Ju mbani një libër të vogël gatimi për të hapur oreksin dhe imagjinatën. Dhe për të vënë në gjumë seriozitetin që ndonjëherë në mënyrë të padukshme zvarritet në kuzhinën e shumë prej nesh, adhuruesve të gjërave të shijshme. Me fjalë të tjera, ky është një libër për këdo që pëlqen të hajë, por nuk i pëlqen të jetë i komplikuar”, thotë autorja.
Alja Markova lindi në Bullgari, por u rrit në Spanjë. Ajo krijon blogun e saj të kuzhinës, në të cilin prezanton recetat e veta në vizatime dhe disa prej tyre gjetën vend në “Librin e gatimit për fëmijët e mëdhenj”. Që nga korriku Alja është pjesë e ekipit të redaksisë spanjolle të “Radio Bullgarisë”.
I urojmë suksese në raundin final të garës!
Mihaella Arojo është një fotografe profesioniste nga Varna dhe nuk ka të afërm apo miq që janë bullgarë besarabianë. Megjithatë, në vitin 2019, e impresionuar nga një prej udhëtimeve të saj në një festival të të rinjve në një fshat moldav, ajo vendosi..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit Julian, piktorja Ekaterina Titova prezantoi veprat e saj të reja në ekspozitën "Përmes fuqisë së..
Bullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..