Formacionet opozitare "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe "Ka një popull të tillë" i dorëzuan sekretariatit të Kuvendit Popullor votën e parë të mosbesimit ndaj kabinetit "Denkov" me motivin politika në sektorin "Energji". Tre forcat politike janë unanime se me veprimet e tyre pushtetarët e asgjësojnë sektorin. Sipas rregullores parlamentare, debatet për votën e mosbesimit nisin jo më herët se tre dhe jo më vonë se shtatë ditë pas marrjes së propozimit dhe votimi bëhet jo më parë se 24 orë pas përfundimit të debateve.
Megjithatë, kërkuesit e mocionit të mosbesimit do të insistojnë për një mbledhje të jashtëzakonshme, pasi do të ketë pushime parlamentare për shkak të zgjedhjeve vendore. Të tre partitë kanë gjithsej 71 vota - jo të mjaftueshme për të pasur sukses një mocion mosbesimi.
“Ne jemi realistë dhe e kuptojmë se shansi i këtij votimi është zero”, deklaroi lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov. Më herët sot, kryetari i GERB-it Bojko Borisov tha se partia e tij nuk do të jetë ajo që do të rrëzojë qeverinë.Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..
Me përjashtim të mbi 1000 zogjve të borës së malit (Fringilla montifringilla) të ngordhur më 1 janari 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër”, ka të dhëna edhe për një numër më të vogël të shpendëve këngëtarë të ngordhur në..
Në një takim me Presidentin Rumen Radev, Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniill e informoi atë për pasojat e vendimit përfundimtar të gjykatës për mundësinë e regjistrimit të një "kishe ortodokse" paralele. Gjatë bisedës Radev theksoi se Kisha Ortodokse..
GERB-SDS përfundon negociatat për formimin e një qeverie të rregullt për shkak të refuzimit të "Bullgarisë Demokratike" (DB) për të mbështetur një kandidat..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe..