Për shkak të përshkallëzimit të konfliktit ushtarak në territorin e Izraelit, kompania ajrore "Bulgaria Air" është e detyruar të anulojë fluturimet FB 571/2 në linjën Sofje - Tel Aviv - Sofje, të planifikuara për në 12 tetor 2023, njofton transportuesi ynë kombëtar.
Anulimi i fluturimeve lidhet me nivelin më të lartë të rrezikut për situatën në Lindjen e Mesme, të dhënë nga specialistë të sigurisë, si dhe në funksion të masave të shtuara të sigurisë në hapësirën ajrore mbi Izrael, saktësoi kompania.
Ndërkohë, Ministria jonë e Jashtme u ka bërë sërish thirrje shtetasve bullgarë në territorin e Izraelit që të regjistrohen në ambasadë, pavarësisht nëse duan të largohen nga Izraeli apo jo.
“Situata në shtetin e Izraelit mbetet jashtëzakonisht e tensionuar, prandaj këshillojmë qytetarët bullgarë të përmbahen nga udhëtimi në Izrael”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..