Tarifa e vendosur së fundmi për importin dhe tranzitin e gazit rus përmes Bullgarisë nuk do të ketë ndikim negativ për konsumatorët evropianë. Kjo do të ndikojë vetëm në fitimet e Gazpromit. Këtë ua premtuan ambasadorëve të vendeve të BE-së në takimin në Sofje kryeministri Nikollaj Denkov, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Maria Gabriel, ministrat e financave dhe energjetikës Asen Vasilev dhe Rumen Radev.
“BE nuk duhet të jetë e varur nga gazi rus. Nuk duhet lejuar financimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës me paratë e taksapaguesve evropianë”, tha Denkov.
Para diplomatëve, kryeministri shprehu shpresën se në dhjetor, në mbledhjen e rregullt të Këshillit Evropian, do të merret vendimi i duhur për hyrjen e Bullgarisë në Shengen, nga e cila do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset bullgare dhe evropiane.Në një konferencë shtypi, ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov komentoi pranimin e Bullgarisë në Shengen. “Ne arritëm të ulim presionin e emigrantëve në 70% përgjatë kufirit, dhe në brendësi të vendit ka 46% më pak të arrestuar në krahasim me..
Presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova diskutuan Agjendën socio-politike të Bullgarisë dhe tema nga agjenda ndërkombëtare me ambasadorët bullgarishtfolës të akredituar në Bullgari, njoftoi BTA. U diskutuan stabiliteti politik në vend..
Mbështetja dhe solidariteti i palëkundur i Bullgarisë me popullin sirian dhe me të krishterët ortodoksë në Siri u shpreh nga ministri në detyrë i punëve të jashtme, Ivan Kondov, në një letër drejtuar Patrikut të Antiokisë dhe të gjithë Lindjes në..
Të premten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 3 deri në 2°, ndërsa në Sofje minus 3°. Gjatë ditës në rajonet perëndimore dhe..
Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa në Sofje - 0°. Në mëngjes do të ketë mjegull në ultësirat e..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..