Kryeministri Nikollaj Denkov ka dërguar përgjigjen e kërkuar nga Bojko Borisov dhe Deljan Peevski për përgjigje me shkrim në lidhje me marrëveshjen me kompanitë energjetike, njoftoi BTA.
Sipas Peevskit, puna aktive e qeverisë në zbatimin e secilës nga pikat e marrëveshjes është në vazhdim e sipër dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen në bashkëpunim të ngushtë me partnerët social. Në deklaratën e tij të shpërndarë nga qendra e shtypit e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri /DPS/, Peevski shton se për të arritur transparencë dhe vetëdije të plotë të palëve në marrëveshje dhe si garantues për zbatimin e saj, përgjigja e kryeministrit do t'u dërgohet të gjithë pjesëmarrësve në takimin në Kuvendin Popullor dhe nga ata do të presin komentet dhe vlerësimin e zbatimit.
Ju kujtojmë se marrëveshja e lidhur më 3 tetor mes Kryeministrit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, deputetëve dhe përfaqësuesve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga sektori “Energjia” u mbështet ditën tjetër në sallën plenare. Konfederata e Punës “Podkrepa”, megjithatë, refuzoi ta nënshkruajë atë dhe paralajmëroi për veprime të ardhshme greve. Vendimi përfshin zhvillimin e një projekti të strategjisë energjetike të Bullgarisë deri në vitin 2030 me horizont deri në vitin 2050 me pjesëmarrjen e partnerëve socialë, paralelisht me procesin e përditësimit të Planit të Integruar të Energjetikës dhe Klimës.Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..