"Na mbeti pak për ta mundur koalicionin tjetër. Kundër nesh u shfrytëzuan të gjitha fuqitë, financiare, menaxheriale, duke përfshirë edhe resurset teknike në dispozicion të formacionit politik PP-DB dhe GERB-SDS". Kështu komentoi Vanja Grigorova rezultatet e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Sofje, e cila, sipas të dhënave të KQZ-së, e humbi betejën nga kandidati tjetër – Vasill Terziev, i propozuar nga PP-DB, me pak më shumë se 1% të votave.
“Unë do të jem е para që do ta përgëzoj zotin Terziev nëse dhe kur gjykata vendos se këto rezultate dhe mënyra se si janë arritur janë të ligjshme”, tha Grigorova.
Sipas Ivan Takov, kryetar i BSP - Sofje, selia e Grigorovës po kontrollon protokollet dhe po numëron votat nga raundi i dytë në kryeqytet. “Tashmë mund t'ju them se kemi arsye të mjaftueshme për ta kundërshtuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe këtë do ta bëjmë sipas të gjitha rregullave”, theksoi Takov."Greenpeace" – Bullgaria ka përgatitur një hartë interaktive të ndotjes nga nafta në Detin e Zi me një sipërfaqe totale prej 820 kilometrash katrorë. Për ta krijuar atë u përdorën të dhëna satelitore dhe deri më tani janë regjistruar 170..
Natën moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të mërkurën do të jetë me diell. Do të ketë re të shpërndara të larta mbi rajonet perëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do..
Në rajonin e Plovdivit, situata epizootike mbetet e komplikuar në lidhje me sëmundjen e lisë tek delet dhe dhitë. Me qëllim kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme, Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore njoftoi se do të zgjatet..
Natën moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të mërkurën do të jetë me diell. Do të ketë re të shpërndara të larta mbi rajonet..
Paga minimale do të jetë 1213 leva (620.20 euro) duke filluar nga 1 janari 2026. Shuma e saj do të rritet me 12.6%, ose me 136 leva, krahasuar me..
Gjatë dy inspektimeve të veçanta më 22 gusht 2025, u sekuestruan sende ari dhe argjendi të kontrabanduara me një vlerë totale prej 313 946 leva (mbi..