Veton që presidenti Rumen Radev vendosi për ndryshimet në Ligjin për Energjinë u hodh poshtë nga Kuvendi Popullor. Kjo ka ndodhur me votat e 133 deputetëve të GERB-SDS, PP-DB dhe DPS. Në mbështetje të vetos votuan vetëm 49 deputetë nga “Vëzrazhdane”, BSP dhe “Ka një popull të tillë”. Vetoja u vendos nga kreu i shtetit për shkak të mospajtimit të tij me vendosjen e liberalizimit të plotë të tregut të energjisë elektrike për konsumatorët vendas pa mekanizma të qartë se si do të kompensohen të varfrit energjetikë.
Sipas presidentit, modelet që ofrohen aktualisht nuk mbulojnë të gjitha grupet vulnerabël të popullsisë.
"Ka papërsosmëri në këtë ligj, të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë. Por zbatimi i tij është nga 1 korriku 2024. Kemi 8 muaj për të bërë ndryshimet e nevojshme", komentoi Dejan Dobrev nga GERB-SDS.Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..
Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..