Kombëtarja bullgare e futbollit për të rinj deri në 21 vjeç ka arritur një fitore vendimtare ndaj ekipit mysafir të Estonisë me rezultat 6:0, transmeton BTA. Me suksesin e tyre, “luanët” u ngjitën në vendin e tretë të renditjes me 9 pikë nga gjashtë ndeshje.
Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Dy golat e parë i shënoi Georgi Nikollov, i treti - Stanisllav Shopov, i katërti Asen Mitkov, i pesti Georgi Nikollov dhe i gjashti Roberto Raiçev në minutën e 88-të.
Në ndeshjen e radhës futbollistët bullgarë do të përballen me skuadrën polake më 23 mars 2024.
Nga sot, dashamirësit e futbollit në Kontinentin e Vjetër do të qëndrojnë para ekraneve televizive për të triumfuar me skuadrat e tyre të preferuara dhe për të ndarë bashkë edhe humbjet. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të familjarizohen me historinë..
"Regata për jahte keel - Varna 200" (dy ditë pa ndërprerje) fillon më 12 qershor nga Stacioni Detar Varna. Distanca e garës është 200 milje në Detin e Zi përgjatë bregdetit bullgar. Regata do të monitorohet në kohë reale nga sistemi i gjurmuesit të..
Ylli bullgar i notit në ujëra të hapura Petër Stojçev regjistroi një arritje të jashtëzakonshme dhe theu rekordin për Triple Crown /Kurorën e Trefishtë/. Gara përfshin kalimin e Kanalit Anglez, notin rreth ishullit Manhattan dhe kalimin e Kanalit..
Viktor Nikollov përfundoi në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit botëror të kartingut Sodi W Finals në qytetin belg Genk dhe u..