Votimi i mosbesimit ndaj qeverisë për "dështim për t'u përballur në fushën e sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes" dështoi, transmetoi reporteri i BNR, Daniell Inkov. Votimi mblodhi vetëm 71 vota “pro” nga propozuesit “Vëzrazhdane”, Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe “Ka një popull të tillë” /ITN/.
Javën e kaluar të enjten nuk pati kuorum për rivotimin e kërkuar, mbledhja nuk filloi edhe të premten, sërish për mungesë kuorumi.
Nga 226 deputetë që votuan sot, 155 u deklaruan “kundër”. Grupi parlamentar GERB-SDS nuk e mbështeti votimin, por një deputet votoi “pro”.
Për herë të parë pas refuzimit të votës, nuk kishte deklarata të deputetëve të opozitës për ta justifikuar votimin.Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, më 9 qershor, votuan rreth 45% e të rinjve në vend, me të drejtë vote. Të dhënat janë nga projekti “Pjesëmarrja e të rinjve në jetën demokratike” në partneritet me Qendrën për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore dhe..
Presidenti Rumen Radev do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e grupit parlamentar "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit. Biseda do të zhvillohet në “Dondukov” 2 në orën 16:00, më..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) kërkoi takim me presidentin Rumen Radev për të diskutuar krizën politike dhe mundësitë për zgjidhjen e saj. Pas përjashtimit të shumicës së deputetëve nga grupi parlamentar i DPS-së ,..
Sindikata më e madhe në vend, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB), kërkon që në buxhetin e vitit 2025 të përfshihet një rritje prej 10% e të..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) publikoi "deklaratën e saj për daljen nga kriza politike në Bullgari". Koalicioni kërkoi..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev formoi një shtab operativ për shkak të zjarreve në vend. Sot ai ka vizituar rajonin e Stara Zagorës, i cili..