Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në disa lokalitete për shkak të kushteve të rënda atmosferike të shkaktuara nga reshjet e dendura të borës gjatë fundjavës. Dita do të mbetet jomësimore për nxënësit e mbi 280 shkollave në trembëdhjetë rrethe.
Punonjësit e Drejtorisë "Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë" i janë përgjigjur 1076 sinjaleve gjatë 24 orëve të fundit. 191 ekipe janë përfshirë në likuidimin e aksidenteve për shkak të kushteve të vështira atmosferike, 288 persona janë evakuuar, njofton MPB. Janë shuar 55 zjarre dhe janë kryer 1007 operacione shpëtimi dhe ndihmë.
Situata është më e rëndë në Bullgarinë Verilindore, ku është shpallur kod i kuq për mot të rrezikshëm. Në shumë fshatra të Varnës ende nuk ka energji elektrike dhe ujë dhe ato mbeten të paarritshme.
Vështirësi ka edhe në linjat hekurudhore në vend - disa trena nuk do të lëvizin, dhe disa të tjerë, si ata të shpejtë nga Sofja deri në Varna dhe nga Varna deri në Sofje, vonohen me gati dy orë e gjysmë.
Tri kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike po vazhdojnë punën për eliminimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike në disa vende për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në ditët e fundit, tha zv. ministri i energjisë Krasimir Nenov. Sipas tij, Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike tashmë ka hequr pjesën më të madhe të dëmeve.
Në territorin e Sofjes janë pranuar mbi 1500 raporte për pemë dhe degë të rëna, tha Teodora Polimerova, drejtoreshë e Drejtorisë "Klima, Energjia dhe Ajri" në Bashkinë e Sofjes.Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore do të bjerë borë. Në orët e natës dhe të mëngjesit do të ketë ngrica..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë euro, njoftoi guvernatori rajonal i qytetit, Dragomir Draganov. Projektimi i objektit pritet të..
Ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov, ka konfirmuar për gazetarët se kompania hungareze "MOL" do të marrë pjesë në tenderin për shitjen e "Lukoil Neftohim". Fjalët e tij vijnë si përgjigje ndaj një deklarate të kryeministrit Viktor Orban, të..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..