Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina nuk heq dorë për të blerë pajisjet për Centralin Atomik Elektrik “Belene”

Rumen Radev
Foto: BGNES

Ukraina nuk heq dorë për të blerë pajisjet e destinuara për termocentralin e dytë bullgar - "Belene" dhe është e gatshme të paguajë çmimin që ne kërkojmë. Kështu tha ministri i energjetikës Rumen Radev gjatë inspektimit të ndërtimit të lidhjes së gazit me Serbinë. Sipas tij, çmimi do të jetë më shumë se 1.2 miliardë leva (rreth 600 milionë euro) të përcaktuara nga Kuvendi Popullor. Fondet e marra do të drejtohen për ndërtimin e njësive №7 dhe №8 të Centralit Atomik ElektrikKozlloduj” me teknologjinë AP 1000 të Westinghouse. Ndërtimi i dy njësive të reja do të jetë fitimprurës për Bullgarinë, u shpreh kategorik Radev, pa specifikuar çmimin.

Fillimisht, vendi ynë donte të mbante një pjesë të pajisjeve për nevojat e dy njësive operative të Centralit Atomik ElektrikKozlloduj”- 5 dhe 6, me reaktorë rusë VVER.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 gushtin

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, kryesisht në veri të Bullgarisë me rritje të përkohshme të vranësisë. Era do të fryjë e dobët dhe do të fillojë të orientohet nga perëndimi-veriperëndim. Ditën e martë vranësira do të jetë e..

botuar më 24-08-05 7.30.MD

Bullgaria po shkon drejt zgjedhjeve të radhës parlamentare

Pas kthimit të mandatit të tretë të paplotësuar për formimin e qeverisë nga grupi parlamentar i partisë “Ka një popull të tillë” (ITN), presidenti Rumen Radev vazhdon me procedurën e emërimit të qeverisë së përkohshme dhe caktimit të zgjedhjeve të..

botuar më 24-08-05 2.26.MD
Kisha

Kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në Samokov shënon festën e saj me një darkë patriarkale

Për festën e vet kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në kompleksin turistik Borovec mirëpret Patriarkun bullgar Daniill dhe Mitropolitin e Sofjes për shërbesën e mbrëmjes. Tempulli pranoi përsëri laikë në prill, pas një mbylljeje tre-vjeçare për..

botuar më 24-08-05 12.46.MD