Më 9 dhjetor adhurojmë Shën Anna - nëna e Hyjlindëses Mari.
Për shumë vite, Joakimi dhe Anna nuk kishin pasardhës dhe iu lutën Zotit që t'u jepte një fëmijë. Një ditë, një Engjëll i Zotit iu shfaq Anës dhe i njoftoi se do të lindte një vajzë, Mari, për shpëtimin e botës. E mirënjohëse për këtë lajm, ajo premtoi se do t'ia kushtonte fëmijën Zotit dhe e mbajti fjalën, duke çuar në tempull, së bashku me të shoqin, vajzën 3-vjeçare.
Shenjtorja konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes, amësisë dhe grave.
Kisha Ortodokse e nderon Shën Anën edhe në verë, më 25 korrik, kur bie Dita e Fjetjes së saj. Dita e sotme në traditën popullore njihet si Shën Anna Dimërore ose Ngjizja e Annës.
Tradicionalisht, trapeza është me gjella pa mish, sepse festa bie në periudhën e Kreshmëve të Krishtlindjeve.
Në hebraisht, emri Anna do të thotë hir, mëshirë, favor. Dita e emrit më 9 dhjetor festohet nga të gjithë ata që mbajnë emrat Anna, Anka etj.
Më shumë për traditat e festës mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë: Nderojmë Shën Anna – mbrojtëse e amësisë
Foto: arkiv
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..
Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..