Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si tingëllon kënaqësia e jetës - dëgjoni këngën e re të GREESH

Foto: YouTube

Muzika në projektin solo të Grisha Georgiev - GREESH është e ndritshme dhe shumë e ndryshme nga mjedisi i intonacionit mediatik në Bullgari. Jo rastësisht titulli i këngës së tij të katërt është pikërisht "Tingulli". Tingulli i gëzimit të jetës dhe i gjendjes së përsosur shpirtërore, të kombinuara në një këngë, na ngre në këmbë dhe na kthen në vitet '70 të mbushura me ritme disko dhe funk. Si në çdo këngë tjetër solo në repertorin e tij të deritanishëm, GREESH regjistroi dhe performoi vetë të gjitha instrumentet dhe vokalin, ndërsa motivi i gërshetuar në mënyrë inventive dhe moderne nga kënga popullore "I mjeri ai" u këndua nga Dimka Imandieva dhe Paulina Veselinova. 


Pranë GREESH janë sërish miku dhe bashkëpunëtori i tij Konstantin Rajdovski dhe Dimitër Dimitrov - babai i GREESH. Multiinstrumentalisti, i njohur edhe nga formacione të tjera, thotë se këngët e tij solo i krijon ngadalë dhe vetëm kur ka kohë të lirë për vete. Kënga "Tingulli" do të jetë pjesë e një albumi debutues me të njëjtin emër, i cili GREESH shpreson të jetë gati në ditëlindjen e tij - 8 prill - vitin e ardhshëm. 

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: YouTube, Grisha Georgiev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Si zogjtë"

Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga viti 2017, kalaja "Hotaliç" është shndërruar në një skenë ku performojnë grupet vendase të rock-ut...

botuar më 24-08-23 7.20.PD

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD