Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

500 adhurues të vrapimit do të marrin pjesë në "Gjysmë Maratonën e Nesebërit" të Krishtlindjes

Foto: facebook/5kmrunNesebar

“Gjysmë Maratona e Nesebërit” e Krishtlindjeve fillon mëngjesin e sotëm nga sheshi “Mesambria”. Në të marrin pjesë afro 500 adhurues të vrapimit nga i gjithë vendi, por edhe nga jashtë.

Një nga qëllimet e edicionit të sivjetshëm të aktivitetit është tërheqja e vëmendjes për 40-vjetorin e regjistrimit të Qytetit të Vjetër të vendpushimit bregdetar në listën e trashëgimisë kulturore dhe historike të UNESCO-s.

Adhuruesit e vrapimit do të vrapojnë së bashku me sportistët e shquar kombëtarë – rekordmenja në disiplinën “Maratona” Milica Mirçeva dhe kampioni i dyfishtë botëror për veteranët e vrapimit malor Shaban Mustafa. Janë planifikuar distanca nga 3 deri në 21 km dhe rruga do t'u japë vrapuesve mundësinë të zhyten në magjinë e Qytetit të Vjetër, detit dhe Ballkanit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me rënien e Shengenit, pritet një rritje e turistëve verorë në bregun e Detit të Zi

Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve. Tregjet kryesore ku po përqendrohet vëmendja mbeten Polonia, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar dhe..

botuar më 25-01-21 12.22.MD
Presidenti Radev

2025 do të jetë një pikë kthese jo vetëm për Bullgarinë, tha presidenti Rumen Radev

Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke përqafuar prioritete të reja, të argumentuara mirë. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në edicionin e..

botuar më 25-01-21 11.31.PD

Bullgaria dhe Mali i Zi diskutuan bashkëpunimin për “Destinacionin Ballkani”

Potenciali zhvillimor i Sofjes dhe Plovdivit në kuadër të iniciativës bullgare "Destinacioni Ballkani" u diskutua mes ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh dhe kolegëve të tij në turizëm dhe transport nga Mali i Zi - Simonida Kordiq dhe Maja Vukićević...

botuar më 25-01-21 10.02.PD