“Mirësia është forca e vërtetë lëvizëse në botë dhe sa më mirë të jemi me njëri-tjetrin, aq më mirë do të jetojmë të gjithë”, thotë djali nga qyteti i Bullgarisë Jugore Kërxhali.
"Unë jam Haki Kan - një shkrimtar, 29 vjeç nga qyteti Kërxhali. Unë bëj punë bamirësie dhe shkruaj, këto janë dy profesionet e mia kryesore. Dua të frymëzoj me fjalët e mia dhe dua që veprimet e mia të frymëzojnë" - kështu fillon historia për shembullin e mirë mes nesh. Për një djalë të ri, i lindur dhe i rritur në varfëri, që jetonte vetëm në pjesën më të madhe të fëmijërisë, i edukuar vetë dhe i arsimuar vetë, i cili i vuri vetes synime shumë të mëdha, të cilat i ndjek prej dhjetë vitesh. Dhe e gjithë kjo në emër të mirësisë ndaj botës dhe të tjerëve në të.
Libri i tij i parë “Më i madh se jeta” u botua dy vjet më parë. Kohët e fundit, në tregun e librave në Bullgari doli edhe "Rruga e heroit". Ky libër është një lloj autobiografie për vështirësitë që ka përjetuar që në moshën 6-vjeçare, kur mbeti vetëm, e deri më sot, kur me guxim e quan veten një njeri të suksesshëm. Një pjesë e madhe e të ardhurave të librave të tij shkon për realizimin e qindra aksioneve të tij bamirëse në vitet e fundit.
Haki Kan ka çdo arsye për t'u zemëruar me fatin dhe peripecitë e jetës së pamëshirshme të sotme. I lindur në vitin 1994, ai u rrit nga nëna dhe gjyshja. Për shkak të varfërisë së pakapërcyeshme, nëna e tij mori vendimin e vështirë për të lënë vetëm djalin e saj, atëherë 6-vjeçar, për të kërkuar jetesën jashtë vendit.
"Meqenëse nuk mund të fitonte para për jetesën në Bullgari, nëna ime vendosi të shkonte në Greqi. Kur isha gjashtë vjeç, ajo bleu një thes me ushqimet e mia të preferuara dhe u largua. Pasi më tha vetëm një gjë – “Mos e hap dera për këdo” - me buzëqeshje sot tregon historinë e tij Haki Kan. - Shumë njerëz mendojnë se është jashtëzakonisht e papërgjegjshme që një nënë ta lërë fëmijën e saj kështu, por ajo ka pasur një jetë shumë të vështirë dhe madje i jam mirënjohës sepse i bëri të gjitha këto për mua. Që të kem një jetë më të mirë. Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të kenë një jetë të lehtë. Ata duhet të kenë një jetë të vështirë për të nxjerrë mësimet e rëndësishme”, është i bindur sot bashkëbiseduesi. Dhe ai beson se fëmijëve nuk duhet t'u jepet gjithçka gati, t'u sigurohet një jetë e lehtë, siç bëjnë shumica e prindërve modernë. Përkundrazi, atyre duhet t'u tregohet se me punë dhe përpjekje mund të sigurojnë gjithçka që duan, është kategorik i riu bullgar.
Edhe ai u përpoq të jetonte larg atdheut. Pasi nëna e tij rregulloi jetën e saj në Holandë, ajo e thirri atë tek ajo. Ai zgjati tre muaj dhe me krenari deklaroi nga eksperienca e tij 14-vjeçare e jetës se "dëshiron që çdo gjë që arrin të jetë në Bullgari". Dhe u kthye.
Pikërisht në këtë periudhë të kalitjes jetike, Haki zbuloi fuqinë dhe dashurinë e tij për fjalët dhe filloi të shkruante. Në fillim ishin tekste këngësh. Në moshën 18-vjeçare, tashmë kishte lindur qëllimi i madh - të shkruante një libër që do të lexohej dhe do të frymëzonte njerëzit në mbarë botën. Një libër që do ta mbijetojë historinë personale të Haki Kan nga Kërxhali dhe do të prodhojë shumë histori të tjera të ngjashme për "kapërcimin" e jetës. Sipas tij, lexues nga 15 vende, duke përfshirë edhe përtej oqeanit, tashmë po kërkojnë dhe lexojnë dy librat e tij të botuar.
"Libri autobiografik "Rruga e Heroit" fjalë për fjalë përshkruan jetën time - si fillova nga e para, qëllimet që vendosa për veten time dhe mënyrën se si i arrita ato" shpjegoi ai para Galina Stefanova nga Radio Kërxhali.
Janë qindra aksionet bamirësie që Haki Kan ka organizuar vitet e fundit. Nga pastrimi i shtretërve të lumenjve dhe parqeve, tek përgjigjja ndaj dhjetëra alarmeve të postuara në faqen e tij në Facebook për familjet në nevojë. "Kur nuk është para syve të tyre, njerëzit nuk e kuptojnë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen shumë familje në Bullgari", thotë Haki Kan. Ndihma është specifike për çdo familje - ushqim, pelena, rroba, këpucë për fëmijë apo për të rritur. E bën të njëjtën gjë për kafshët në ankth. Ai i çon disa te një mjek, u jep ushqim të tjerëve dhe kërkon një shtëpi për disa.
"Për mua, nuk ka të mira të vogla dhe asnjë e mirë nuk është e gabuar. Ne ndihmojmë aty ku mund të japim një dorë - qoftë një person apo një kafshë në telashe. Ne po bëjmë diçka për ta bërë botën më të mirë këtu dhe tani, me të paktën që varet nga ne” – shpjegon Haki Kan.
Tekst: Vesella Krësteva (sipas intervistës së Galina Stefanova, BNR-Kërxhali)
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/Haki Kan
Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..
Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..
Ajo është e bukur, e hollë, e re dhe e arsimuar. I ka të gjitha cilësitë për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e pasarelave apo në atë të reklamave! Por ajo zgjedh të rrisë ...buaj në fshat. Cvetelina Nedkova u diplomua me nota të shkëlqyera..