Festimet për pritjen e Vitit të Ri të Romëve fillojnë sonte dhe do të zgjasin tre ditë. Për romët, Vasilica, Bango Vasill (Vasili i çalë) është ndoshta festa familjare më e nderuar.
Familjet mblidhen për darkë, shtëpitë janë të mbyllura dhe askush nuk duhet të dalë jashtë. Në tavolinë ofrohet zog i pjekur, byrek, pite me para, sarma me thanë për fat të mirë. Në mesnatë, kur fillon Viti i Ri, dyert e shtëpisë hapen për mysafirët. Së pari, fëmijët duhet të përshëndesin të rriturit me ritualin “survakane” për shëndet dhe fat.
Sipas legjendës, Bango Vasill është Shën Vasili i Madh, i cili rindërtoi një urë të shkatërruar nga djalli në mënyrë që romët të mund të kalonin. Kështu ai u bë shenjtori dhe mbrojtësi i tyre.
Foto: BGNES
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..