Ministri i Bujqësisë, Kirill Vëtev, ka kërkuar krijimin e një plani 10-vjeçar për zhvillimin e prodhimit të shafranit në Bullgari. Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kërxhali Hasan Tahirov, kryetar i Shoqatës Bullgare të Prodhuesve të Shafranit dhe pionier në rritjen e kulturës në vendin tonë. Në vitin 2009, ai dhe gruaja e tij Reni blenë qepët e para nga Turqia dhe i shpërndanë në rreth 30 fshatra të rajonit të Kërxhalit /Bullgari Jugore/ për të testuar dherat.
Sipas Tahirov, mjetet që fitohen nga një dynym shafran janë të barabarta me të ardhurat nga 300 dynymë grurë, ose së paku 70 dynymë vresht. Sipas tij, shafrani është shpëtimi nga shpopullimi i fshatrave në malin e Rodopeve - gjithnjë e më shumë të rinj të arsimuar nga qytetet po kthehen në pronat e tyre stërgjyshore në fshat, të tërhequr nga shafrani.
Foto: BTA, BGNES
Lexoni më tepër:
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim..