Paratë për kompensimin e humbjeve ekonomike për shkak të luftës në Ukrainë nuk janë përfshirë në buxhetin për vitin 2024. Por fondet e pashpenzuara për bashkëfinancimin shtetëror në kuadër të programeve të ndryshme evropiane mund të përdoren për të ashtuquajturën "ndihma ukrainase". Kështu tha ministri i bujqësisë Kirill Vëtev para komisionit kompetent parlamentar. Mundësia u konfirmua nga ministri i financave Asen Vasilev. Do të bihet dakord në takimin e organizatave të degës së bujqësisë me Kryeministrin, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Financave, të planifikuar për të hënën e datës 22 janar në orën 16:30.
Në një deklaratë drejtuar qeverisë për protestat e përgatitura më 13 janar, prodhuesit e drithërave kërkuan ndihmë për shkak të luftës në Ukrainë, megjithëse në vitin 2023 nuk kishin pretendime për të marrë një ndihmë të tillë. Sipas kryetares së komisionit për bujqësi, Desisllava Taneva, Ministrja e Financave ka parashikuar që ndihma do të jetë 100 milionë euro, por ministri Vëtev nuk ka pranuar të specifikojë shifra konkrete.
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..