Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 20 janarin

Do të bjerë borë në të gjithë vendin

Foto: Georgi Nejkov

Moti do të ftohet gjatë natës. Reshjet do të mbulojnë vendin, ndërsa në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore do të kthehen shpejt në borë dhe do të fillojë të formohet mbulesë bore. Të shtunën, 20 janar, në të gjithë vendin era do të lëvizë nga verilindja. Do të mbajë mot i vranët dhe me reshje kryesisht bore. Do të formohet një mbulesë dëbore. Temperaturat në mëngjes do të lëvizin nga 0° deri në 5°, gjatë ditës do të ulen dhe deri në orën 14 do të lëvizin nga minus 3° deri në 2°. Gjatë natës deri të dielën nga veriu reshjet do të fillojnë të dobësohen dhe të ndalen.

Në zonat malore do të mbajë mot i vranët me reshje bore dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat do të pësojnë rënie dhe maksimumi në lartësinë 1200 m do të jetë rreth minus 2°, në 2000 m rreth minus 7°.

Mbi Detin e Zi do të mbajë vranësira me reshje, ndërsa në mesditë reshjet e shiut do të kalojnë në borë në bregdetin jugor. Do të fryjë erë e fortë verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, kurse uji i detit do të jetë 7°-9°. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditën e sotme bullgarët nderojnë veprën iluministe të Shtatë Shenjtorëve

Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Klement, Naum, Sava, Gorazd dhe Angelarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..

botuar më 24-07-27 8.20.PD

Parashikimi i motit për 27 korrikun 2024

Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët. Ditën e shtunë do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira grumbulluese, por nuk ka të ngjarë të ketë reshje...

botuar më 24-07-26 7.05.MD

Gjykata Kushtetuese anuloi reformën në drejtësi dhe mbajti kabinetin e ri teknik

Gjykata Kushtetuese shpalli jokushtetuese dhe të pavlefshme shumicën e ndryshimeve në Kushtetutë të votuara nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor në fund të vitit 2023. Rasti u inicua me kërkesë të presidentit Rumen Radev dhe 48 deputetëve...

botuar më 24-07-26 5.51.MD