Muzeu Kombëtar Etnografik tani ka një Hartë Etnografike Dixhitale të Bullgarisë, e cila paraqet artefaktet e mbledhura ndër vite në koleksionet e tij. Në hartë janë paraqitur në mënyrë të gjithanshme dhe sipas rajoneve elemente të trashëgimisë kulturore etnografike të luajtshme dhe jomateriale të vendit tonë. Për momentin, aplikacioni mund të shikohet në godinën e muzeut, ku vizitorët do të mund të shohin aty për aty vizatime, fotografi dhe përshkrime të kostumeve popullore, shembuj arkitekturorë, zanate karakteristike popullore dhe elemente të ritualeve të festave në fshatrat anembanë vendit.
"Më shumë se 1000 vendbanime janë përfshirë në hartën etnografike dhe vetë objektet janë më shumë se 2000", thekson Ivajlo Përvanov, një nga krijuesit e aplikacionit:
"Harta aktualisht është e ndarë në dy module - ekspozitë e objekteve të vendbanimeve, ku tregohet saktësisht se nga cila pjesë e vendit ka hyrë secili në arkivin e muzeut etnografik. Pjesa tjetër janë zonat etnografike, ku çdokush mund të marrë një përmbledhje të aksesueshme për secilën prej tyre. Ne jemi përpjekur që informacionet që mund të merren nga harta t'i bëjmë aq sa mund të lexoni në telefonin tuaj. Në kohën në të cilën jetojmë, ajo që përdoruesit mund të perceptojnë është vetëm aq sa mund të lëvizin në telefonin e tyre."
Krahas përshkrimeve të detajuara të vendbanimeve, harta përmban edhe skica dhe vizatime origjinale, dokumente audio, video, foto dhe tekste të ruajtura në Arkivin Etnografik dhe Qendrën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale pranë Institutit të Etnologjisë dhe Folkloristikës me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (IEFEM - BAN). Deri më tani, në ekspozitat e tij rrallë janë përfshirë njerëz, lojëra, përralla, fjalë të urta, por me mundësitë e kësaj teknike të re, ato tashmë do të jenë të disponueshme për të gjithë.
Ky është projekti i dytë dixhital i zhvilluar nga Ivajllo Përvanov, i cili në vitin 2021 krijoi gjithashtu një "Atlas Dixhital Kërcimi" si pjesë e një pune disertacioni ndërdisiplinor. Së bashku me ekipin me të cilin punon në projektet, ai përpiqet t'i japë një "jetë dixhitale" të re pasurisë së madhe të vlerave kulturore në trojet tona:
"Sot, ne shohim të realizuar punën e një ekipi prej 20 personash - vëren Ivajllo Përvanov, specialiteti i ngushtë i të cilit është hartimi i trashëgimisë kulturore jomateriale dhe vallëzimi në veçanti. - Synimi ynë është që Muzeu Etnografik Kombëtar të zërë vendin e merituar mes muzeve të tjerë në botë."
Harta dixhitale etnografike e Bullgarisë është pjesë e projektit "Ruajtja, prezantimi dhe socializimi i trashëgimisë kulturore etnografike dhe folklorike bullgare", i cili zbatohet me ndihmën e Agjencisë Shtetërore "Arkivat". Është Agjencia ajo që siguron kopjet e hartave origjinale të etnografit të famshëm bullgar Hristo Vakarelski, i cili filloi hartimin etnografik në shkencën bullgare.
Drejtues i ekipit të shkencëtarëve të rinj është profesori i asociuar Petko Hristov, drejtor i IEFEM - BAN, i cili shpreson se puna kërkimore do të zgjerojë kufijtë e saj:
"Aktualisht po tregojmë vlera të luajtshme kulturore dhe mostra të trashëgimisë kulturore jomateriale nga territori i Bullgarisë, por ky është vetëm hapi i parë. Harta ka mundësi të pasurohet me vendbanime dhe artefakte, por edhe të zgjerohet në drejtim të trashëgimisë kulturore të bullgarëve nga diaspora historike."
Foto: BTA, FB / NationalEthnographicMuseumNjë histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..
Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një..