Bullgaria dhe Turqia po krijojnë një grup ekspertësh "Energjia dhe Klima", puna e të cilit do të drejtohet nga ministritë e punëve të jashtme të të dy vendeve. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme bullgare Maria Gabriel pas një bisede me ministrin e jashtëm turk Hakan Fidan, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Sofje.
"Bullgaria gjithmonë ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Turqisë," vuri në dukje Gabriel. “Bullgaria, e cila me pozicionin e saj gjeografik ka një rëndësi të madhe për projektet e transportit dhe energjisë, është një fqinj i besueshëm dhe një aleat i fortë i Turqisë”, theksoi i ftuari i cituar nga BGNES. Fidan theksoi se tregtia midis Bullgarisë dhe Turqisë ka kaluar 7 miliardë dollarë dhe synimi është të kalojë 10 miliardë, transmetoi BTA. Ministri i jashtëm turk theksoi se Turqia pothuajse të gjitha eksportet e saj drejt Evropës i kryen përmes Bullgarisë dhe se nga këtu kalon rruga kryesore për qytetarët turq që jetojnë në Evropë. Fidan gjithashtu theksoi se popullsia etnike turke në Bullgari është shumë e rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve.Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..
Diplomatët nga Ambasada Bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir, Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut kremtuan 153-vjetorin..
Gjendja financiare e vendit dhe përgatitjet për buxhetin e këtij viti u diskutuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përbashkët Menaxhues. Në një konferencë pas përfundimit të takimit, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se qeveria nuk do të rrisë..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Të martën temperaturat minimale do të jenë në mes minus 3 dhe 2°, në Sofje – rreth minus 2°. Gjatë ditës ajri i ftohtë do të përfshijë të gjithë vendin. Në..
Marina bullgare njoftoi se anija “Vezhen”, e cila u lirua nga autoritetet suedeze dhe është e ngarkuar me squfur, do të ndalojë në Danimarkë për t’u..