Një festë sportive për nder të mbajtëses së medaljes së vetme të artë olimpike në biatlon Ekaterina Dafovskës, organizon sot komuna e qytetit Çepellare. Gjatë këtij viti mbushen 26 vjet nga paraqitja e mrekullueshme e kampiones bullgare në Lojërat Olimpike në Nagano.
Shumë lojëra dhe gara presin vizitorët e qytetit të malit Rodopa. Programi do të hapet me mirëseardhjen e kampiones olimpike, kryebashkiakut Boran Haxhiev dhe snowboardistit më të mirë bullgar Radosllav Jankov. Pas kësaj parashikohen gara të ndryshme, zbritje me sajë dhe stafetë për fëmijë. Gjithashtu janë të planifikuara gara në ski dhe snowboard.
Një nga atraksionet do të jetë edhe demonstrimi i qitjes me pushkë laser, të cilën do ta bëjnë anëtarët e klubit sportiv “Rozhen Çepellare – 2016” me kryetare Ekaterina Dafovska.
Foto: arkiv, chepelare.org, arkiv personalNënkampioni evropian i boksit Radosllav Rosenov fitoi një kuotë olimpike në kategorinë 63.5 kg pasi mposhti Aleksandru Paraskiv të Moldavisë në turneun në Bangkok. Kështu ai u bë boksieri i pestë bullgar me kuotë për lojërat në Paris. Te femrat..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov mundi hungarezin Fabian Marozhan me 6:0, 6:3, 6:4 në raundin e dytë të Roland Garros. Gjatë gjithë ndeshjes ai dominoi kundërshtarin e tij. Në raundin e tretë të Kampionatit të Hapur të Francës Grigor..
Bullgarja Sillvija Azdreeva , e cila u ngjit në Everest më 15 maj 2022, mori një njohje të madhe për arritjen e saj, duke u dekoruar personalisht nga Kryeministri i Nepalit. "Në një ceremoni solemne, pata mundësinë e rrallë të merrja personalisht..
11 fëmijë bullgarë ishin ndër fatlumët që morën mundësinë e jashtëzakonshme për të qenë “hajmali” e një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit në..