Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë feston 100 vjetorin e Ljuben Zidarov dhe punën e tij të gjatë krijuese

Foto: sbh.bg

Unioni i Artistëve Bullgarë feston 100 vjetorin e lindjes së një prej ilustruesve më të njohur dhe më të dashur bullgar - artistit Ljuben Zidarov (23.12.1923 - 3.01.2023). Me këtë rast u organizua një ekspozitë me piktura në pronësi të 20 galerive të artit në vend, koleksioneve private dhe familjes Zidarov. Krahas ekspozitës në galerinë në rrugën Shipka 6, çdo ditë ka edhe shfaqje të filmit "Pasqyra magjike e Ljuben Zidarov-it" me regji të Marija Nikollovës.

Duke i kushtuar më shumë se shtatë dekada artit të librit, Ljuben Zidarov është ndër krijuesit e prirjes moderne në ilustrimin bullgar të viteve 60-të dhe është gjithashtu ndër themeluesit e librit komik të vizatuar në Bullgari dhe i revistës së parë bullgare me ilustrime për fëmijë „Sllavejçe“ (1957). Biografia e tij e pasur krijuese si ilustrues përfshin qindra vepra klasike, duke përfshirë "Përrallat e Andersenit", "Përrallat e Shekerezadës", "Ishulli i thesarit", "Konti i Monte Kristos", "Princi dhe i varfëri", "Kolibja e xhaxhi Tomit" dhe shumë të tjera. Si një artist me një shkrim satiriko-poetik karakteristik, të paimitueshëm, Ljuben Zidarov ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme në fushën e pikturës së kavaletit, akuarelit dhe tekstileve artistike. Ekspozita është e hapur deri më 23 mars 2024.

Foto: sbh.bg

Përpiloi: Gergana Mançeva 

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valle indiane në Kopshtin e Detit në Burgas

Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..

botuar më 24-08-14 7.05.PD

“Dialog" mes një gruaje koreane dhe bullgarëve në Galerinë e Arteve të Ruses

Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..

botuar më 24-08-11 7.05.PD

Shkrimtare nga 7 vende janë në një kamp krijues në Çepellare në Rodope

Çepellare u bë një strehë krijuese për 10 gra shkrimtare nga Bullgaria, Spanja, Polonia, Ukraina, Belgjika, Britania e Madhe dhe Serbia, raportoi BTA. Qyteti i Rodopeve pret për të dytin vit rezidencën e shkrimtareve “Gratë në mal”, e..

botuar më 24-08-10 5.00.PD