Emrat e turistëve të parë që "pushtuan" Vitoshën, pajisjet e tyre dhe rrugët e ngjitjes - me këto dhe shumë eksponate të tjera interesante, ekspozita "Turizmi në Vitosha - nga hapat e parë deri sot" tërheq vëmendjen e kryeqytetasve. Ajo është e e hapur në Muzeun Historik Rajonal - Sofje në formën e një ekspozite të përkohshme.
Historia e lëvizjes turistike fillon me idenë e pasçlirimit të intelektualëve të kryeqytetit për t'i parë malet si një vend për shëtitje dhe frymëzim. Rrëfimi vizual në ekspozitë ndjek zhvillimin e turizmit dhe shndërrimin e Vitoshës në një destinacion modern katër stinor.
Retrospektiva fizike e së kaluarës së Vitoshës përfshin gjithashtu veshje turistike, aksesorë për shëtitje malore, mostra dokumentesh, shenja të veçanta, certifikata e të tjera. Rrëfimi verbal i ekspozitës së Muzeut Historik Rajonal plotësohet me informacione për shpalljen e Vitoshës park natyror me dekret të Mbretit Boris III në vitin 1934. Ka të dhëna edhe për kronologjinë e ndërtesave të ngritura për strehim, çezmat dhe vendet e pushimit, rrugët e ndërtuara dhe shenjat e vendosura, shtëpitë e pushimit dhe hotelet. Pjesa dokumentare përfshin gjithashtu informacione për pjesën e teleferikëve, si dhe për pistat e skive të Vitoshës.
Foto: sofiahistorymuseum.bgPërpiloi: Gergana Mançeva
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Turne pa pagesë më këmbë “Ruse Summer Tour” në anglisht, për mysafirët bullgarë dhe të huaj të qytetit, fillojnë të shtunën, më 4 maj në qytetin danjubian Ruse. Itinerari i tyre përfshin ndërtesat dhe vendet më emblematike në pjesët qendrore të Ruses...
Këtë vit moti është në anën e turizmit bullgar! Falë temperaturave të larta, pushimet e fundjavës në male apo në fshat janë “aktivizuar” tashmë që në fillim të prillit. Moti i ngrohtë solli drejt plazhit pushuesit e parë të padurueshëm përgjatë..
30% e hoteleve në pushimoren Sllënçev Brjagnë Detin e Zi do të hapen më 1 maj. Bëhet fjalë për hotele të kategorisë së lartë për të cilët janë bërë rezervime nga turistë bullgarë, rumunë dhe grekë. “Çmimet e paketave turistike për këtë verë janë..