Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viktimat e shkatërrimit: "Kohët e vështira lindin njerëz të fortë"

Një vit nga tërmeti shkatërrues në Turqi - një histori e pikëllimit dhe shpresës së viktimave të rajonit Hataj – pjesa e dytë

Një tregim i qëndresës dhe shpresës pas „katastrofës së shekullit“

Foto: Sevda Dyqanxhi

Reportazhet e gazetares së Radio Bullgarisë Sevda Dyqanxhi nga zonat më të prekura të Turqisë, një vit pas tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit 2023, vazhdojnë me një bisedë për shpresën dhe mirënjohjen pas shpëtimit. Sevda hyn edhe në disa nga shtëpitë e përkohshme të banorëve të Hataj, në të ashtuquajturat “lagjet e kontejnerëve” për të na përcjellë ndjenjat dhe emocionet e njerëzve një vit pas tragjedisë.

Shpresa dhe fuqia e shpirtit i kanë bashkuar banorët e Hatajit një vit pas fatkeqësisë katastrofike. Jo rastësisht mes furgonëve të “lagjeve të kontejnerëve” spikat një me bojë qielli me mbishkrimin: “Shpresë e re, jetë e re”. Ai gjithashtu organizon aktivitete që synojnë ofrimin e mbështetjes psikologjike për gratë nga zona e prekur në mënyrë që ato të mund të vazhdojnë jetën e tyre.


"Këtu ka 9 kurse të ndryshme - për art dhe artizanat, për origami, për qepje dhe prerje, për gatim, për dizajn. Të gjithë që vijnë dhe shumica janë gra që kanë vuajtur nga tërmeti, vijnë edhe nga pikëpamja psikologjike. Ne i ndihmojmë ata dhe përveç kësaj i motivojmë të mësojnë, të marrin certifikata, pastaj të vazhdojnë jetën dhe të fillojnë të fitojnë. Ne u krijojmë besimin e tyre në vetvete", thotë Giullhan Jëlldërëm, ndërsa tregon pikturat dhe punimet e nxënësve të e saj.


Një mësuese tjetër, Hjusne Jozer, kaloi 24 orë nën rrënojat pas tërmetit përpara se të nxirrej nga shpëtimtarët.

"Këtu, me këtë mikeshën time që po më erdhi për vizitë, ne qëndruam nën rrënojat e katit të 7-të. Gjithçka ishte si në një film horror, por ishte... e vërtetë."

"Lëkundjet erdhën me një gjëmim shurdhues. Pashë tavanin e dhomës të shpërbëhej, ashtu siç mund ta shihni në një film. Por ne nuk e pamë filmin, ne përjetuam të vërtetën e shkatërrimit", thotë Hjusne.


Energjia e saj është ngjitëse dhe në fund të takimit tonë tashmë kam besim se populli i Hatajit do t'i kapërcejë problemet e tij.

"Ne u larguam nga vdekja. A nuk është kjo një mrekulli! Ka shpresë, sigurisht. Kjo është ajo që na bën edhe më të fortë. Kur ne ndihmojmë, shpresa nuk vdes", u shpreh në mënyrë kategorike Hjusne.

Kujdesi edhe për kafshët!


Moti i zymtë dhe i mjegullt me ​​sa duket nuk i pëlqen grupit të shtatë qenve të mëdhenj që na ndjekin dhe hyjnë së bashku me ne në hangarin ku po shkojmë. Brenda, stafi filloi të ushqente, të përkëdhelte dhe të kënaqej me kafshët. Kjo në fakt nuk është një strehë kafshësh, por Departamenti i Arsimit, Kulturës dhe Aktiviteteve Sociale në Antakia.

Tavolinat e punonjësve ndodhen përgjatë mureve të dhomës, në mes ka tavolina të mëdha që përdoren për kurse edukative dhe mes të gjitha orendive luajnë qentë endacakë që na përshëndetën dhe na ndoqën për në ndërtesë. Qetësia e punëtorëve është diçka normale, sqaron drejtoresha e departamentit bashkiak Emine Atmaxha.

Emine Atmaxha

"Këtu të gjithë i duam kafshët. Unë mbaj edhe kafshë shtëpiake këtu. Para tërmetit, kafshët e rrugës jetonin shumë mirë në Antakia dhe në atë zonë, sepse për to kujdesej dyqanet ushqimor, njerëzit nga qendra, nga pazari. Pas tërmet, nuk kanë më as ballkon posht të cilit të fshihen, nuk kanë shtëpi ku të strehohen, bie shi gjithë kohën, edhe sikur t'u japim ushqim, nuk kanë ku ta hanë. Nuk kanë më një vend për të jetuar. Prandaj ne fillimisht u kujdesëm për një qen dhe tani janë shumë më tepër”.

Nëse nuk keni njeri, më ke mua - me këtë qëndrim, gazetarja Sakine Alltaj ndihmon njerëzit në vendlindjen e saj - qytetin e Hatajit, dhe zgjedh njerëzimin në vend të karrierës. Ekziston një besim i palëkundur se Hataj do të rindërtohet dhe në të ardhmen qyteti do të jetë edhe më i mirë se përpara tërmetit.

"Me këtë besim dhe motivim, ne jemi të fortë dhe arrijmë ta udhëheqim këtë proces të vështirë. Lotët tanë tashmë janë tharë, ne kemi zgjedhur të shikojmë përpara dhe të rindërtojmë rajonin tonë me përpjekje të përbashkëta. Gjithashtu i kemi mësuar fëmijët dhe të rinjtë tanë të jenë luftarak, sepse jemi të bindur se kohët e vështira lindin njerëz të fortë! Ne dëshirojmë t'i mirëpresim të gjithë njerëzit nga Bullgaria këtu për të ndjerë shpirtin tonë, ndërsa mbas 5 vitesh kur të vijnë përsëri të mund të krahasojnë dhe të shohin përparimin tonë."

Me këto fjalë shprese të koleges-gazetare, u kthyem në Bullgari, me shijen e hidhur të asaj që pamë dhe qetësinë nga forca dhe shpirti i njerëzve që i mbijetuan "katastrofës së shekullit".

Fotot: Sevda Dyqanxhi, Maria Petrova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD