Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria te bullgarët në Shqipëri

Bullgarët në Gorë ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre, por kanë nevojë për mbështetje - Pjesa I

Vizitë në fshatin goran Cërnalevë

12
Pamje nga Gora
Foto: Krasimir Martinov

Bullgarët në Shqipëri, të njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, jetojnë si në qytetet më të mëdha të vendit, ashtu edhe në vendbanimet më të vogla, disa prej të cilave ndodhen në zona malore të vështira për t'u arritur. Kështu ndodh me fshatrat në rajonin historiko-gjeografik të Gorës, jo shumë larg qendrës bashkiake të qytetit të Kukësit, në Shqipërinë e Veriut. Këto janë Borje, Oreshkë, Cërnalevë, Orgjosta, Kosharisht, Zapod, Pakisht, Orçikël dhe më i madhi prej tyre është Shishtaveci - me një popullsi prej rreth 1500 banorësh. Një ekip i “Radio Bullgarisë” vizitoi fshatin Cërnalevë. Disa e quajnë Cernolevë, por në shqip është Cërnalevë.


Xhamia në Cërnalevë

Për të shkuar në fshat, nisemi në verilindje nga Kukësi - një qytet me një popullsi prej rreth 17,000 banorësh. Kushdo që ka vizituar Shqipërinë me makinë është bindur në cilësinë e ndërtimit të rrugëve. Megjithatë, për të mbërritur në Cërnalevë, ne devijojmë nga rruga e asfaltuar mirë dhe udhëtojmë përmes një rruge të zezë të ngushtë dhe të pasigurt. Vështirë se do t'ia dilnim dot me makinë të thjeshtë, ndaj u jemi mirënjohës mikpritësve tanë që na ndihmuan me transportin. 


Në fshatin Cërnalevë na mirëpresin kryetari i fshatit dhe mësuesit e shkollës vendase. Kryetari i fshatit Mahir Hysenaj thotë se xhamia është riparuar rreth një vit më parë dhe tani është radha e shkollës dhe e rrugës për në fshat, për të cilën po kërkojnë ndihmë si nga Shqipëria ashtu edhe nga Bullgaria. 255 njerëz jetojnë në 50 shtëpi në Cërnalevë. Vetëm një herë në ditë ka transport për në qytet. Në mëngjes, në orën 7:00 niset i ashtuquajturi kombi (autobusi lokal) dhe pasdite rreth orës 15:00 kthehet. “Nëse nuk e kap dot, do të ngrish nga i ftohti aty poshtë”, thotë kryetari i fshatit.

"Jeta jonë është e vështirë. Dhe rruga jonë është e ngushtë, që është një problem i madh. Askush nuk jep para. Nëse shteti rregullon rrugën, njerëzit do të vijnë këtu, dhe vendasit do të mund të transferojnë në mënyrë të sigurt materialet dhe të riparojnë shtëpitë e tyre ose të ndërtojnë të reja".


Për të sjellë materiale ndërtimi në fshat, njerëzit në Cërnalevë përdorin kryesisht kuajt. Për këtë arsye është e vështirë të bëhen riparime, ku një prej vendeve që ka nevojë për riparime është edhe shkolla. Janë rreth 150 nxënës. Dyer dhe dritare të thyera, pajisje të vjetruara, mungesë izolimi dhe dhoma të ftohta. Kjo është ajo që pamë në fund të tetorit kur vizituam vendin. Më pas, një ekip nga ambasada bullgare dhe shoqata bullgare "Bullgarët në Shqipëri" bënë një inventar të problematikave që kishin nevojë për ndërhyrje më urgjente. Një nga klasat para rindërtimit

Një muaj e gjysmë më vonë, shkolla u rinovua pjesërisht, dyert dhe dritaret u ndërruan dhe u dorëzuan pajisje të reja për ngrohje. Kështu, prindërit dhe mësuesit janë shumë më të qetë për fëmijët, të cilët nuk janë më të ftohtë dhe mund të mësojnënë kushte pak më të mira.

Ndërtesa e shkollës në Cërnalevë pas rinovimit
Mësuesit në shkollën vendase janë kryesisht të rinj. Tre prej tyre presin të fillojnë një master në Bullgari dhe qëllimi i tyre është që më pas të përcjellin atë që kanë mësuar te familjet e tyre në Gorë. Na bëri përshtypje ndjenja e tyre e detyrës ndaj komunitetit.

Aleks Llukovi është 28 vjeç, ka lindur në Cërnalevë dhe është larguar nga fshati vetëm një herë – kur ishte student në Tiranë. Aleksi ka një vëlla dhe katër motra, por të gjithë jetojnë larg vendlindjes. Është i vetmi që ka mbetur këtu, me nënën e tij. “Jeta këtu nuk është e lehtë” – na thotë ai:

“Por në fshatra është kështu. Ka kohë të vështira, ka edhe të mira. Natyra është e mrekullueshme dhe të mbush shpirtin. E keqja është se nuk ka spital. Sa të thërrasësh për ndihmë, sa të vijë ndihma, deri atëherë personi mund të ketë marrë fund."

Aleks Llukovi

Aleksi i ri është aktualisht një mësues i matematikës dhe pikturës në shkollën fillore "Remzi Xhaferraj". Mëson fëmijët nga klasa e 6-të deri në të 9-tën:

"Shumica e nxënësve janë nga fshati, por ka edhe nga vende më të largëta. Ata vijnë në shkollë në këmbë. Fëmijët flasin bullgarisht mes njëri-tjetrit, ndërsa në shtëpi dhe në shkollë mësojnë shqip. Sa i përket njerëzve këtu, ata merren me prodhimin e fasuleve, patateve dhe gjërave të tilla. Ata gjithashtu mbajnë edhe bagëti, por jo aq sa më parë."

Tabela e shkollës në fshatin Cërnalevë, në Gorë

Pothuajse gjithë jeta e Aleksit ka kaluar në fshat dhe ai nuk ka pasur kurrë mundësi të vizitojë Bullgarinë. Prandaj, së bashku me disa mësues të tjerë, ai aplikoi për një program trajnimi në gjuhën bullgare dhe tashmë atë e pret takimi i shumëpritur me Bullgarinë. Pas Bullgarisë, mësuesi i ri na thotë se ka në plan të kthehet në fshatin e tij të lindjes për të ndihmuar në zhvillimin e tij.

"Ky është vendi ynë. Të gjithë e duam, por pothuajse të gjithë kërkojnë një jetë më të mirë. Nëse gjërat përmirësohen këtu, askush nuk do të dojë të largohet", është i bindur Aleks.


Vazhdon…

Lexoni më tepër:

Foto: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A është e sigurt kozmetika në BE?

Madje produktet më të zakonshme që përdorim në jetën tonë të përditshme janë rezultat i proceseve dhe trajtimeve komplekse, materialet e përdorura në të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin tonë. Kjo vlen më së shumti për kozmetikën. Çfarë po..

botuar më 24-05-15 4.05.MD
BNR - Kërxhali

Në fshatin e Kushllës të Rodopeve - mbretëria e mumios

Diku në rrëzë të Rodopeve Lindore, vetëm 100 metra nga kufiri ynë me Greqinë, ndodhet fshati Kushlla. Jo shumë kohë më parë - në vitet 1970 - popullsia e fshatit numëronte mbi 300 njerëz, por sot këtu jetojnë vetëm 22 pensionistë, thotë kryetari Sevdalin..

botuar më 24-05-15 7.30.PD

Shkencëtarët bullgarë dhe të huaj diskutojnë gjuhën bullgare në vendin tonë dhe në mbarë botën

Konferenca e vjetore Ndërkombëtare e Institutit të Gjuhës Bullgare “Prof. Ljubomir Andrejçin” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave do të mbahet më 15 dhe 16 maj në Sofje. Sipas traditës, forumi shqyrton arritjet dhe tendencat në fushën e studimit të..

botuar më 24-05-15 6.05.PD