Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus": Për rolin e Aleancës për Bullgarinë, për idetë për mbrojtje më të mirë të kontinentit të vjetër

Në fokusin e Evropës - përvjetori i luftës në Ukrainë, NATO dhe sfidat dhe të panjohurat e reja pas fjalimit të Trump

Për premtimet e vjetra të Perëndimit ndaj aleatëve dhe të Brukselit ndaj Kievit në fushën e mbrojtjes

Foto: Rojters

Në prag të përvjetorit të dytë të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe në vitin e një numri zgjedhjesh kyçe për të ardhmen e botës - për presidentin amerikan dhe për një përbërje të re të institucioneve evropiane, si dhe në vitin e përvjetorit të dytë të anëtarësimit të Bullgarisë në NATO, e cila feston 75 vjet nga krijimi i saj, një temë kryesore ka qenë dhe do të jetë mbrojtja.

Me thirrjen për të rritur investimet në këtë sektor në 2 për qind të kuadrit financiar shumëvjeçar, eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane (PPE) Andrej Novakov deklaroi:

Andrej Novakov

Evropa ka potencialin për të punuar për mbrojtjen e saj. Prandaj, që nga mandati i ardhshëm i Komisionit Evropian, duhet të ketë një komisioner për mbrojtjen dhe më pas Komisioni të inkurajojë të gjitha vendet në Bashkimin Evropian që të fillojnë të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen, në mënyrë që të mos jenë vetëm shfrytëzues të kësaj mbrojtjeje, por edhe të jenë në gjendje të kujdesen për kapacitetin tonë të përbashkët mbrojtës – diçka që aktualisht nuk është fakt”.

Kjo është arsyeja se pse ai këmbëngul që financimi për lëvizshmërinë dhe industrinë ushtarake të sigurohet përmes buxhetit të Bashkimit Evropian duke filluar nga viti i ardhshëm.

Novakov deklaroi gjithashtu se është për mbështetjen dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike:

Programi për ndërlidhjen e Evropës investon në autostrada, në hekurudha, në ura, në tunele, në rrjete elektrike – një infrastrukturë e tillë kritike mund të ketë një qëllim të dyfishtë. Quhet "lëvizshmëria ushtarake" - kjo do të thotë se aty ku është e nevojshme mund të forcohen autostradat, të forcohen urat, të zgjerohen tunelet në mënyrë që në kohë paqeje të shërbejnë për lëvizjen e lirë të njerëzve, por nëse është e nevojshme të mund të përdoren edhe për forcë dhe teknikë ushtarake.”

Krijimi i postit të Komisionerit Evropian për Mbrojtjen varet nga presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian pas zgjedhjeve, si dhe nga vendimet e Këshillit Evropian gjatë formimit të tij, shpjegoi kryetari i Komisionit të Mbrojtjes në Asamblenë Kombëtare, Hristo Gaxhev.

Hristo Gaxhev

Ideja për një komisioner të tillë është pranuar mirë, tha ministri bullgar i mbrojtjes Todor Tagarev.

Përveç një Komisioneri Europian të Mbrojtjes, filloi të flitej sërish për krijimin e një ushtrie europiane.

A është ushtria evropiane një qëllim real - mendimi im personal është se jo, sepse kjo do të çonte në një shkallë të madhe të realizimit të shpenzimeve të njëjta me NATO-n”, vuri në dukje eurodeputeti Andrej Novakov.

Cili është roli i NATO-s për vendin tonë dhe, përkatësisjt i Bullgarisë në Aleancë?

"Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin," u përgjigj Andrej Novakov në një intervistë me BNR:

Bullgaria ka një vendndodhje të jashtëzakonshme gjeostrategjike, kjo  është e rëndësishme për secilin nga aleatët tanë – një vend që ruan kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian, por në këtë rast edhe të NATO-s, ndaj roli ynë është shumë domethënës. Sidomos me këtë tension në lindje - kjo luftë, e cila po zhvillohet vetëm 300 km larg bregut bullgar”.

Një nga sfidat kryesore me të cilat përballet Bullgaria është të mësojë shpejt mësimet e luftës”, theksoi Hristo Gaxhev.

Duhet të mësojmë shpejt se cilat teknologji funksionojnë në një luftë moderne dhe cilat jo, sepse ushtria bullgare është pak a shumë një ushtri analoge, d.m.th. nuk duhet të investojmë në teknologji që ka qenë e rëndësishme në vitin 2000, por të investojmë në teknologji që do të jetë e rëndësishme në vitin 2030. Për shembull, vite më parë, dronët ishin një precedent në front, por tani nuk është e mundur pa to."

Ne duhet të investojmë në asetet e luftës elektronike. Ka disa opsione që kompanitë ukrainase të vijnë këtu dhe të transferojnë prodhimin e tyre," shpjegoi Gaxhev:

Madje ka një kontratë të lidhur së fundmi me një kompani ukrainase me qëllim transferimin e riparimit të helikopterëve nga Ukraina në Bullgari. Kjo padyshim që do të sjellë përfitime ekonomike edhe për Bullgarinë, por gjithashtu do të ndihmojë ukrainasit. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për helikopterët ukrainas, por edhe për mirëmbajtjen e teknikës së ngjashme të vendeve të tjera.”

Aplikimi për të ashtuquajturat 500 milionë euro, të cilat u ndanë për investime në ndërmarrje të ndryshme të mbrojtjes, përfundoi gjatë muajit dhjetor. Pritet që deri më 31 mars të jetë e qartë renditja se cili shtet dhe cila kompani sa grant do të marrë”, kujtoi Hristo Gaxhev një nga premtimet e Brukselit për Kievin.

Andrej Novakov theksoi:

“Sinjali i fortë që dërguan BE-ja dhe SHBA-ja me ndihmën e miratuar për në Ukrainë është shumë i rëndësishëm, sepse shikoni se çfarë ka ndodhur - kundërshtarët politikë po futen në burg dhe po vdesin atje. Kjo është një shenjë e qartë se kemi të bëjmë me një regjim.

“Nëse nuk veprojmë tani, Putini do të arrijë t'i bëjë vitet e ardhshme katastrofike edhe për kombet e tjera”. Putini mund të humbasë dhe kjo është vërtetuar jo një herë në fushën e betejës”, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në Mynih.

Volodimir Zelenski

"A do të fitojë Ukraina, kjo varet nga sa e ndihmojmë ne, sepse çdo levë e investuar në sigurinë e Ukrainës është në fakt një investim në sigurinë tonë kombëtare," ishte kategorik Gaxhev.

Çfarë tjetër mund të bëjmë për të ndihmuar Kievin?

Forcat e armatosura të Ukrainës përdorin shumë pajisje sovjetike që Bullgaria ka në dispozicion. Është e qartë se vendi ynë nuk do të vazhdojë të mbështetet në njësitë 30-vjeçare, të cilat janë më tepër jashtë përdorimit te ne, por mund të jenë të dobishme”, tha Andrej Novakov duke shtuar se ne gjithashtu mund të jemi të dobishëm për mbështetjen e një teknike të tillë.

"Bullgaria tashmë ka ofruar tre pako me ndihma jashtëzakonisht të rëndësishme ushtarake për Ukrainën," i vuri në dukje kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit tonë ministri i jashtëm britanik, David Cameron.

David Cameron

"Është puna jonë e përbashkët të ndihmojmë Ukrainën në mënyrë që të mos e lëmë Rusinë të fitojë këtë luftë," tha kryeministri bullgar Nikollaj Denkov.

Maria Gabriel dhe Nikollaj Denkov

"Duhet të sigurojmë qëndrueshmërinë dhe parashikueshmërinë e mbështetjes për Ukrainën," theksoi nga ana e vetë zëvendëskryeministra dhe ministre e punëve të jashtme e Bullgarisë Maria Gabriel.

Mirëpo, kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i mungonte parashikueshmëria - çfarë do të jetë jehona e fjalëve të tij gjatë një aktiviteti parazgjedhor:

Donald Trump

"Një president i një vendi të madh më pyeti: "Mirë, zotëri, nëse nuk paguajmë më shumë para për mbrojtjen dhe Rusia na sulmon, a do të na mbroni?" Unë i thashë: "Nuk do të paguani? A jeni kriminel? Jo vetëm që nuk do t'ju mbroj, por do t'i inkurajoja të bëjnë çfarë të duan."

Disa dëgjuan se ai do të inkurajonte një vend, si Rusia, të pushtonte një aleat të NATO-s që nuk paguan, dhe të tjerë se ai do të shfuqizonte nenin 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, domethënë se "një sulm ndaj një anëtari të Aleancës në Evropë do të konsiderohet si një sulm ndaj të gjithë anëtarëve dhe NATO-ja duhet të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme”.

Presidenti amerikan Joe Biden ishte mes tyre:

Joe Biden

"Asnjë president tjetër në historinë tonë nuk është përkulur para një diktatori rus. Neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut është futur vetëm një herë në të gjithë historinë e NATO-s - pas 11 shtatorit.”

"Nuk ka sesi të mos jetë në fuqi!" Ai do të aktivizohet kur të jetë nevoja dhe NATO nuk do t'ia lërë asnjë agresori asnjë centimetër të territorit të vendeve", theksoi Todor Tagarev.

Todor Tagarev

"Traktati, falë të cilit funksionon NATO, nuk e detyron funksionimin e nenit 5 me një pagesë specifike të një shume të caktuar, me blerjen e një pajisjeje të caktuar ose me ndonjë gjë tjetër," tha Andrej Novakov.

Këtë vit, pres që 18 nga aleatët të shpenzojnë për mbrojtjen 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto – kjo është një tjetër arritje rekord”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Tagarev saktësoi se ne jemi ndër këto vende.

Jens Stoltenberg

Për mendimin tim, është plotësisht e mundur me porositë e reja që ushtria bullgare bëri si për këmbësorinë, ashtu edhe për Forcën Ajrore dhe për Marinën, ta arrijmë qëllimin prej 2 për qind”, parashikoi Novakov.

"Viti do të jetë kyç - do të na japë shumë përgjigje, duke përfshirë situatën në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë Evropën për shkak të zgjedhjeve evropiane. Bullgaria duhet të zhvillohet në përputhje me kohën - të mos marrë rreziqe të panevojshme dhe të jetë në gjendje të kujdeset për mbrojtjen e saj së pari, dhe së dyti - të mbështesë aleatët e saj", shtoi eurodeputeti.

Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Foto: Rojters, www.europarl.europa.eu, BGNES, BTA, EPA/BGNES,

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD