Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Ivelina Dundakova, është për një vizitë pune dyditore në Kosovë. Ajo u takua me homologun e saj Bardil Dobra. Mikpritësi u raportoi të ftuarve se ka një shkëmbim informacioni midis policisë së dy vendeve dhe kjo është një bazë e mirë për zhvillimin e kontakteve aktive, për përballimin e sfidave të përbashkëta, si ruajtja e stabilitetit të rajonit, luftimi i propagandës ruse dhe parandalimi i krizave të ardhshme.
Delegacioni bullgar ka takuar edhe kryesinë e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe të Akademisë së Sigurisë Publike. Të dy palët u bashkuan rreth idesë për të punuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje të përgjithshme bashkëpunimi në fushën e punëve të brendshme, si dhe të një marrëveshjeje sektoriale apo të memorandumeve të mirëkuptimit për të rregulluar shkëmbimin në kuadrin e trajnimit policor dhe në Institutin e Psikologjisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Sofje, transmetoi BTA.Bullgaria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë të arritur ndërmjet delegacioneve të Kievit dhe Uashingtonit, të cilët u takuan të martën në Xheda të Arabisë Saudite. Kjo duket qartë nga një postim i kryeministrit Rosen Zheljazkov në..
Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme...
Studentët protestues në Serbi shpallin grevë të përgjithshme Protestat e studentëve kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq po vazhdojnë në Serbi për të katërtin muaj rradhazi. Shkak për shpërthimin e protestave ishte një..
Pothuajse pesë muaj pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare në Bullgari, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor “u zmadhua” me një parti..