Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Ivelina Dundakova, është për një vizitë pune dyditore në Kosovë. Ajo u takua me homologun e saj Bardil Dobra. Mikpritësi u raportoi të ftuarve se ka një shkëmbim informacioni midis policisë së dy vendeve dhe kjo është një bazë e mirë për zhvillimin e kontakteve aktive, për përballimin e sfidave të përbashkëta, si ruajtja e stabilitetit të rajonit, luftimi i propagandës ruse dhe parandalimi i krizave të ardhshme.
Delegacioni bullgar ka takuar edhe kryesinë e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe të Akademisë së Sigurisë Publike. Të dy palët u bashkuan rreth idesë për të punuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje të përgjithshme bashkëpunimi në fushën e punëve të brendshme, si dhe të një marrëveshjeje sektoriale apo të memorandumeve të mirëkuptimit për të rregulluar shkëmbimin në kuadrin e trajnimit policor dhe në Institutin e Psikologjisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Sofje, transmetoi BTA.Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..