Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë fundjavës do të mbajë vranësira dhe reshje shiu

Foto: Bozhidar Çollakov, BNR-Kërxhali

Ditën e shtunë do të mbajë mot i vranët. Në shumë vende në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, më të konsiderueshme në rajonet jugperëndimore dhe në malin Rodope. Vranësirat do të fillojnë të shpërndahen në mbrëmje nga jugperëndimi. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, kurse maksimalet - 8° deri 13°. Në Sofje temperatura minimale do të jetë 6°, maksimumi - rreth 10°.

Do të mbajë mot me vranësira në bregdetin e Detit të Zi dhe në disa vende mund të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri në 10 gradë. Temperatura e ujit të detit është 8°-9°. Eksitimi i detit do të jetë 3 ballë.

Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje shiu mbi 1500-1700 metra nga bora. Do të fryjë erë e fortë nga jug-juglindja, e cila do të dobësohet dhe pas mesditës do të kthehet nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë 5°-6°, në 2000 metra - rreth 0°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria prezantohet në Ekspozitën Botërore të Turizmit në Londër WTM

Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..

botuar më 24-11-06 1.16.MD

Metalurgjia kombëtare dhe industria minerare kanë një shans për zhvillim në BE

Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..

botuar më 24-11-06 10.23.PD

Parashikimi i motit për 6 nëntorin 2024

Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 2°. Gjatë ditës do të jetë me diell...

botuar më 24-11-05 7.35.MD