Mbi një mijë skiatorë dhe snoubordistë të veshur me kostume kombëtare bullgare zbritën nga maja Snezhanka në vendpushimin Pamporovo. Aktiviteti tradicional organizohet vitin e radhës me rastin e festës kombëtare, 3 marsit.
“Ky ishte procesioni më i shumtë i skiatorëve të veshur me kostume kombëtare bullgare që nga fillimi i iniciativës”, tha organizatorja kryesore dhe organizatore Antonia Kameniçka. Afro 10 mijë persona u mblodhën në zonën e skijimit “Studenec”, nga ku i ndoqën skiatorët.Sipas hotelierëve në Pamporovo, zbritja e madhe me ski është bërë traditë për 3 marsin."Kjo është një ngjarje emblemë që mbart frymën e folklorit bullgar," thanë ata.Programi festiv vazhdoi në sheshin "Studenec" nën tingujt e këngëve patriotike dhe këngëve folklorike bullgare.Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë euro, njoftoi guvernatori rajonal i qytetit, Dragomir Draganov. Projektimi i objektit pritet të..
Ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov, ka konfirmuar për gazetarët se kompania hungareze "MOL" do të marrë pjesë në tenderin për shitjen e "Lukoil Neftohim". Fjalët e tij vijnë si përgjigje ndaj një deklarate të kryeministrit Viktor Orban, të..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton vendimin e DPS-së për ndërprerjen e anëtarësimit në ALDE. Vendimi u mor pas një analize dhe debati..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi..
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje..