Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 7 marsin

Në male do të bjerë borë

Foto: BGNES

Në 24 orët e ardhshme do të mbajë mot i vranët, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore me reshje shiu, në zonat malore – reshje bore. Në disa zona priten sasi të konsiderueshme, ndërsa në skajin jugperëndimor do të ketë bubullima. Reshje do të ketë edhe në Bullgarinë Lindore, gjatë ditës ato do të jenë më të dobëta dhe në më pak vende. Do të fryjë erë e dobët, në rajonet lindore deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2° dhe 7°, në Sofje – rreth 5°. Maksimumi do të jetë ndërmjet 7° dhe 12°, në Sofje – rreth 8°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në mbrëmje në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat maksimale do të jenë 8°-10°, afër temperaturës së ujit të detit. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në male do të mbajë vranësira me reshje bore, në lartësinë nën 1000-1200 metra – reshje bore. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 4°, në 2000 m – rreth minus 2°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD
Kryetarja e KQZ-së Kamelija Nejkova

Tashmë janë të qarta numrat e partive për zgjedhjet

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..

botuar më 24-09-25 5.25.MD

Ftojmë japonezët të xhirojnë një film për Bullgarinë si destinacion turistik

Ministri i Turizmit Evtim Milloshev u takua me mediat kryesore japoneze Fuji TV dhe Kanagawa TV. Ai ka ftuar ekipe të dy stacioneve televizive të vizitojnë Bullgarinë për të xhiruar filma për vendin tonë, përmes të cilëve ata mund t'i tregojnë..

botuar më 24-09-25 4.52.MD