Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 9 marsin

Mot me vranësira dhe më të ftohtë të shtunën

Foto: BGNES

Para mesditës së të shtunës do të ketë vranësira të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit, por do të jetë pothuajse pa reshje shiu. Pasdite vranësirat në Bullgarinë Veriore dhe Lindore do të fillojnë të ulen. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 1° dhe 4°, në Sofje - rreth 0°, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 8° dhe 13°, në Sofje - rreth 10°.

Në male do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje të dobëta bore. Do të fryjë erë e dobët perëndimore-jugperëndimore, mesatare nga veriperëndimi në zonat e larta të Rillës dhe Pirinit. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 4°, në 2000 m - rreth minus 1°.

Para mesditës përgjatë Detit të Zi do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull. Pasdite do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat maksimale do të jenë 8°-9°, po aq sa temperatura e ujit të detit. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Baza bullgare e Antarktidës është e hapur për sezonin e ri polar

Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..

botuar më 24-11-25 11.14.PD

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD