Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

UNICEF dhe BNR do të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë për fëmijët bullgarë

Foto: BNR - Ani Petrova

Një nga meritat më të mëdha të radios është aftësia e saj për të treguar histori. Nga sot Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe UNICEF-i po bashkojnë forcat për të folur për problemet me të cilat përballen fëmijët bullgarë dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e tyre.Për këtë, drejtuesit e dy organizatave me besim të lartë publik nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi.

"Fëmijët janë ata që e drejtojnë axhendën e UNICEF-it dhe ne duhet të sigurohemi që ata të dëgjohen”, tha Christina de Bruin, përfaqësuese e UNICEF-it në Bullgari.Ajo shprehu një mirënjohje të veçantë për gazetarët e BNR-së dhe theksoi faktin se kjo është radioja me besimin më të lartë të publikut dhe me një audiencë të gjerë:Prandaj është shumë e rëndësishme për ne nënshkrimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, i cili do të forcojë partneritetin tonë në disa fusha kritike, si ulja e varfërisë së fëmijëve, përfshirja sociale, por edhe zhvillimi i hershëm i fëmijëve dhe mbrojtja nga dhuna.


Dokumenti është vazhdimësi e politikës së BNR-së për të mbështetur çështje të rëndësishme shoqërore, theksoi drejtori i përgjithshëm Milen Mitev: “Deri më tani, BNR ka mbështetur dhe promovuar përpjekjet e UNICEF-it në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe mirëqenies së tyre. Me nënshkrimin e këtij memorandumi, ne konfirmojmë ndjeshmërinë tonë ndaj kauzës së UNICEF-it dhe deklarojmë dëshirën dhe motivimin tonë për të bashkëpunuar edhe më aktivisht për përmirësimin e jetën e fëmijëve bullgarë dhe familjeve të tyre, për të siguruar një mjedis në të cilin çdo fëmijë mund të zhvillohet dhe të realizojë potencialin e tij - theksoi Milen Mitev.

Foto: BNR - Ani Petrova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Arsimit dëshiron të bëjë të detyrueshme mësimet е fesë

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..

botuar më 25-04-07 7.31.MD

Kanceri i gjirit prek çdo të tetën grua bullgare

Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat.   Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..

botuar më 25-04-07 7.05.PD

Java e parë e prillit në Bullgari i është kushtuar pyjeve

Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..

botuar më 25-04-06 7.30.PD