Marrëveshja e Gjelbër tashmë u vonua dhe do të varet nga sa vende do të fitojnë të Gjelbërit në zgjedhjet evropiane. Këtë e tha Snezhana Bllagoeva, ministre fuqiplotë në Komitetin Special për Bujqësi në Përfaqësinë e Përhershme të Bullgarisë në Bruksel, transmetoi BTA. Në takimin e dhjetë kombëtar të prodhuesve bujqësorë, organizuar nga Shoqata e Prodhuesve Bujqësorë në Bullgari, ajo theksoi se proceset varen edhe nga kush do të jetë komisioneri i bujqësisë dhe çfarë dosje do të dorëzojë për zbatim. Sipas Bllagoeva, Ursula fon der Lejen u bë komisionere pikërisht për shkak të Marrëveshjes së Gjelbër, duke parashikuar se do të arriheshin synime serioze dhe zhvillimi ekonomik në komunitet do të shkëputej disi nga burimet e planetit. Rregullorja e pesticideve gjithashtu mbetet prioritet evropian, komentoi Bllagoeva.
Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira do të mbetet kryesisht e konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu. Era do të jetë e orientuar nga lindja-verilindja dhe do të forcohet në Rrafshinën e Danubit dhe në Ultësirën e Trakisë së Epërme. Temperaturat..
Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...
“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..
Të shtënat nga një tank izraelit kundër një ndërtese të OKB-së në Deir al-Balah në Rripin e Gazës shkaktuan vdekjen e shtetasit bullgar Marin Marinov..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova propozoi që grupi parlamentar MEÇ të rikthehet me ndryshim në rregullore ose me vendim të..
Vendi ynë u bashkohet proceseve inovative në mbrojtjen evropiane me zhvillimin e teknologjisë nënujore të krijuar për të mbrojtur zhytësit ushtarakë,..