Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdekja e Marin Marinov në Rripin e Gazës u shkaktua nga një tank izraelit

Foto: www.un.org; Bashkia Jamboll

Të shtënat nga një tank izraelit kundër një ndërtese të OKB-së në Deir al-Balah në Rripin e Gazës shkaktuan vdekjen e shtetasit bullgar Marin Marinov më 19 mars të këtij viti, sipas një deklarate të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stefan Djuzharik. Sipas tij, nga të shtënat u plagosën rëndë gjashtë punonjës të organizatës botërore nga Maqedonia e Veriut, Moldavia, Franca, Britania e Madhe dhe Palestina. Sipas Stefan Djuzharik, palët ndërluftuese ishin të vetëdijshme se ndërtesa e dëmtuar po shfrytëzohej nga stafi i OKB-së në Gaza dhe se ata ishin të detyruar të siguronin paprekshmëri absolute të objekteve të OKB-së sipas të së drejtës ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antoniu Guterish po bën thirrje për një hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të pavarur mbi incidentin, tha zëdhënësi i tij. “Për shkak të vdekjes së shtetasit bullgar dhe stafit të tjerë të OKB-së në Gaza ditët e fundit, si dhe bllokadës izraelite të ndihmës humanitare për Gazën, Guterish mori vendimin e vështirë për të reduktuar praninë e OKB-së në Rrip”, shton Stefan Djuzharik.

“Hetimi fillestar nuk zbuloi asnjë lidhje me aktivitetet e Forcave Mbrojtëse të Izraelit, por OKB-ja po nxiton të publikojë një tjetër akuzë të pabazë kundër Izraelit”, thuhet në qëndrimin e ambasadorit izraelit në Bullgari, Josef Levi Sfari. Prej saj, mësohet se ekipi i OKB-së që kryen hetimet nuk ka mbërritur ende në vendngjarje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tubat e parë për korridorin vertikal të gazit janë tashmë në Bullgari

Tubat e parë për zbatimin e projektit për korridorin vertikal të gazit për transportimin e gazit nga jugu në veri tashmë janë dorëzuar në Burgas, njoftoi Ministria e Energjisë. Projekti është një iniciativë e operatorëve të transportimit të gazit..

botuar më 25-03-27 5.03.MD
Simeon Djankov

Ish-Ministri i Financave Simeon Djankov kryeson Këshillin Fiskal

Me 118 vota "pro", Asambleja Kombëtare zgjodhi kandidatin e GERB-SDS Simeon Djankov si Kryetar të Këshillit Fiskal. Anëtarë të këshillit u zgjodhën Desisllava Kallçeva - GERB-SDS, Atanas Atanasov - ITN, Bogomill Manov - BSP-E Majta e Bashkuar,..

botuar më 25-03-27 3.56.MD

Rumen Radev: Stabiliteti i kabinetit varet nga arkitektët Borisov dhe Peevski

“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin e qeverisë, janë edhe njerëzit që vendosin në cilin drejtim duhet të shkojë.” Këtë koment për..

botuar më 25-03-27 1.12.MD