Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me kryesinë e bashkisë shqiptare të Kukësit ku jeton pakica kombëtare bullgare. Ajo bisedoi me kryetarin e komunës së Kukësit Albert Halilaj dhe me nënkryetarin Agron Nuredinaj, i cili është pjesë e minoritetit bullgar dhe mbaroi arsimin e lartë në Bullgari. Mikpritësit e njohën Jotovën me përpjekjet që po bëjnë për përfshirjen e gjuhës bullgare si gjuhë të dytë në programin e shkollave shqiptare në rajonin e Gorës. Të dy theksuan efektivitetin e projekteve të përbashkëta me shtetin bullgar. Nënpresidentja theksoi se kjo mbështetje do të vazhdojë. Me ndihmën e Bullgarisë dhe përpjekjet e Ambasadës Bullgare në Shqipëri u ndërtua një kopsht fëmijësh dhe u rinovuan shkollat në vendbanimet e larta malore, ku njerëzit ruajnë gjuhën dhe traditat bullgare. Bashkësia lokale kërkoi ndihmë nga shteti bullgar për hapjen e një qendre kulturore bullgare në komunë. Gjatë bisedimeve, Jotova konfirmoi mbështetjen bullgare për integrimin evropian të Shqipërisë.
Nënpresidentja ishte në Kukës në vitin 2017 pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare. Jotova vizitoi Shqipërinë edhe në vitin 2023 para regjistrimit kombëtar në Shqipëri. Pritet që rezultatet zyrtare të regjistrimit të shpallen.
Lexoni më shumë:
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..