Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Kukës duan të kenë qendrën e tyre kulturore

Foto: president.bg

Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me kryesinë e bashkisë shqiptare të Kukësit ku jeton pakica kombëtare bullgare. Ajo bisedoi me kryetarin e komunës së Kukësit Albert Halilaj dhe me nënkryetarin Agron Nuredinaj, i cili është pjesë e minoritetit bullgar dhe mbaroi arsimin e lartë në Bullgari. Mikpritësit e njohën Jotovën me përpjekjet që po bëjnë për përfshirjen e gjuhës bullgare si gjuhë të dytë në programin e shkollave shqiptare në rajonin e Gorës. Të dy theksuan efektivitetin e projekteve të përbashkëta me shtetin bullgar. Nënpresidentja theksoi se kjo mbështetje do të vazhdojë. Me ndihmën e Bullgarisë dhe përpjekjet e Ambasadës Bullgare në Shqipëri u ndërtua një kopsht fëmijësh dhe u rinovuan shkollat ​​në vendbanimet e larta malore, ku njerëzit ruajnë gjuhën dhe traditat bullgare. Bashkësia lokale kërkoi ndihmë nga shteti bullgar për hapjen e një qendre kulturore bullgare në komunë. Gjatë bisedimeve, Jotova konfirmoi mbështetjen bullgare për integrimin evropian të Shqipërisë.

Nënpresidentja ishte në Kukës në vitin 2017 pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare. Jotova vizitoi Shqipërinë edhe në vitin 2023 para regjistrimit kombëtar në Shqipëri. Pritet që rezultatet zyrtare të regjistrimit të shpallen.

Lexoni më shumë:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cila është procedura për marrjen e shtetësisë bullgare?

Në një publikim të mëparshëm Radio Bullgaria ju tregoi për kushtet dhe arsyet për marrjen e nënshtetësisë bullgare . Në rreshtat e mëposhtëm, do t'ju tregojmë për hapat e vetë procedurës. E para prej tyre është paraqitja e një kërkese për shtetësi..

botuar më 24-05-11 8.40.PD

Presidenti u takua me përfaqësues të bullgarëve në Kosovë

Bullgaria i kushton rëndësi të madhe kontakteve aktive me komunitetin bullgar në Kosovë, deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev. Ai priti përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Bashkësisë Bullgare në Republikën e Kosovës, njoftoi qendra e..

botuar më 24-05-10 9.16.PD

BNR tashmë ka një kanal në TikTok

Nga 9 maji, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) hyn zyrtarisht në botën e TikTok. Në kanalin e ri media do të ofrojnë video informative, por edhe argëtuese me momente nga transmetimi i të gjitha programeve. Do të tregojë prapaskenat e ngjarjeve më të..

botuar më 24-05-09 10.22.PD