Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme në dorëheqje Maria Gabriel priti ambasadorët në Bullgari në një takim lamtumirës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ajo nënvizoi në detaje rezultatet e arritura në 10 muajt e fundit në politikën e jashtme dhe falënderoi krerët e misioneve diplomatike për punën e frytshme të përbashkët. “Uniteti, respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi pragmatik dhe veprimet proaktive ishin parimet drejtuese në punën time”, tha Gabriel. Ajo theksoi se ka punuar në mënyrë aktive për ta imponuar Bullgarinë si një partner të njohur, proaktiv dhe të besueshëm në BE dhe NATO, për hyrjen e Bullgarisë në Shengen dhe anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
“Rruga drejt së ardhmes evropiane të Bullgarisë kalon përmes luftës kundër korrupsionit dhe korrupsioni në Bullgari është i lidhur me Rusinë.” Kështu deklaroi kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov në një takim me ambasadorët e vendeve në BE, Britaninë e Madhe, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara. Denkov i njoftoi ambasadorët edhe për rastin me kryesekretarin e MPB-së Zhivko Kocev.Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..
Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..