Më 10 prill pasdite tre avionë do të fluturojnë mbi qytetin Lloveç për të dërguar një përshëndetje ajrore me rastin e 45 vjetorit të fluturimit të kozmonautit të parë bullgar.
Në datën e sotme në vitin 1979, në anijen kozmike “Sojuz 33” u krye fluturimi i parë i përbashkët ruso-bullgar me kozmonautët Nikollaj Rukavishnikov dhe Georgi Ivanov. Ky ishte edhe fluturimi i parë i një kozmonauti bullgar. Anija u nis nga Kozmodromi “Bajkonur”. Kur u afrua rreth 3 km nga stacioni orbital “Saljut 6”, motori kryesor i anijes dështoi. Meqenëse ekuipazhi nuk mund të ngadalësohej dhe të manovronte për t'u ankoruar, u vendos të përdorej motori rezervë për të bërë një zbritje balistike emergjente në Tokë. Ekuipazhi i “Sojuz-33” kaloi 1 ditë, 23 orë dhe 1 minutë në hapësirë. Kështu Bullgaria u bë vendi i gjashtë që dërgoi një përfaqësues të vet në hapësirë.
Lexoni më shumë:Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919 , i cili i dha fund Luftës së Parë..
Kisha jonë Ortodokse nderon sot kujtimin e anargjirëve dhe mrekullibërës të shenjtë Kozma dhe Damian, të cilët jetuan në shekullin e IV-të. Të dy ishin vëllezër nga Asiria, Azia e Vogël. Babai i tyre ishte një grek pagan që vdiq herët. Nëna e tyre..
Pikërisht një vit më parë, Kisha Ortodokse Bullgare vendosi një festë të re në kalendarin tonë kishtar - kremtimin e lipsaneve të shenjta të Shën Patriarkut Evtimij Tërnovski . Sipas burimeve kishtare, patriku i fundit bullgar para rënies së..