Më 10 prill pasdite tre avionë do të fluturojnë mbi qytetin Lloveç për të dërguar një përshëndetje ajrore me rastin e 45 vjetorit të fluturimit të kozmonautit të parë bullgar.
Në datën e sotme në vitin 1979, në anijen kozmike “Sojuz 33” u krye fluturimi i parë i përbashkët ruso-bullgar me kozmonautët Nikollaj Rukavishnikov dhe Georgi Ivanov. Ky ishte edhe fluturimi i parë i një kozmonauti bullgar. Anija u nis nga Kozmodromi “Bajkonur”. Kur u afrua rreth 3 km nga stacioni orbital “Saljut 6”, motori kryesor i anijes dështoi. Meqenëse ekuipazhi nuk mund të ngadalësohej dhe të manovronte për t'u ankoruar, u vendos të përdorej motori rezervë për të bërë një zbritje balistike emergjente në Tokë. Ekuipazhi i “Sojuz-33” kaloi 1 ditë, 23 orë dhe 1 minutë në hapësirë. Kështu Bullgaria u bë vendi i gjashtë që dërgoi një përfaqësues të vet në hapësirë.
Lexoni më shumë:Edicioni i 18-të i Festivalit të Trashëgimisë së Lashtë "Shqiponja e Danubit" do të mbahet nga 14 deri më 16 qershor në dy vende në rajonin e qytetit Pleven - në koloninë Ulpia Escus afër fshatit Gigen dhe në kalanë romake "Ad Putea" afër fshatit..
Festivali Ndërkombëtar "Plovdiv - i lashtë dhe i përjetshëm: histori, etnologji, kulturë dhe art" hapet më 14 qershor dhe do të zgjasë deri më 16 qershor. Në veprimtarinë e organizuar nga Shoqata për Rikrijimin Historik “Filipopoll” priten..
A e dini se në kryeqytetin moldavian Kishinau ka një rrugë me emrin Hristo Botev? Pikërisht aty, rreth tre kilometra larg qendrës së qytetit, qëndron një monument mbresëlënës i poetit, revolucionarit dhe figurës publike bullgare, i cili vdiq..