Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus": Pakti duhet të jetë më i drejtë dhe më solidar për të gjitha vendet anëtare të BE-së, thotë zëdhënësi i Policisë Kufitare Anton Zllatanov

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Më së shumti kemi arritur sukses për vendet në vijën e frontit dhe kufirin e jashtëm të BE-së – Bullgaria, Greqia, Spanja, Italia, thotë koordinatorja e Paktit eurodeputetja Elena Jonçeva

Foto: EPA/BGNES

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë të azilkërkuesve në kufijtë e jashtëm.

Roberta Mezzola

Ne vepruam dhe arritëm një rezultat shumë të rëndëdishëm për europianët, kjo është një ditë historike për Europën”, tha presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Mezzola, pas votimit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen:

Ursula von der Leyen

Migrimi është një sfidë evropiane që duhet zgjidhur me mjete evropiane – efektive, të drejta dhe të qëndrueshme. Dhe pikërisht këtë mundësinë na jep Pakti i ri për Migracionin dhe Azilin. Ai vendos ekuilibrin e duhur midis rregullave më të rrepta kundër abuzimit të sistemit dhe kujdesit për më të cenuarit. Ne duhet të vendosim se kush vjen në BE dhe në çfarë rrethanash, jo trafikantët.”

Pakti u miratua megjithë kundërshtimin e ekstremit të majtë dhe të djathtë. Kryeministri belg Alexander de Croo, vendi i të cilit aktualisht mban presidencën e BE-së, iu drejtua atyre në veçanti:

Alexander de Croo

“Bllokimi i këtij votimi do të thotë se jeni dakord me status quo-në dhe nuk mendoj se kjo është një gjë e mirë. Sipas status quo-së, disa vende kanë probleme me menaxhimin e flukseve të emigrantëve. Shohim që njerëzit janë subjekt i aktiviteteve kriminale nga trafikantët. Shpresoj që askush të mos pajtohet me status quo-në. Dhe po, është një kompromis, por ai është i domosdoshëm.”

Megjithatë, Pakti, i cili do të hyjë në fuqi pas dy vitesh, mbështetet nga shumica e eurodeputetëve nga tre partitë më të mëdha në Parlamentin Evropian. Andrej Kovaçev nga Partia Popullore Evropiane (EPP):

Andrej Kovaçev

Kjo është shumë më mirë se situata e mëparshme me Rregulloren e Dublinit. Ka më shumë mundësi për solidaritet dhe veçanërisht për mobilizimin e fondeve evropiane për mbrojtjen e kufijve të jashtëm. Sigurisht, ne do të duam edhe një rritje të trefishtë të përbërjes së disponueshme të FRONTEX. Grumbullimi i të dhënave në “Eurodac” i emigrantëve fajtorë është gjithashtu me rëndësi. Përveç kësaj, duhet të vazhdojë edhe politika e lidhjes së marrëveshjeve me vendet përreth BE-së, siç u bë me Tunizinë. Aktualisht po punohet me Mauritaninë. Gjithashtu, nëse është e mundur, duhet të zhvendosen pikat për aplikimin për statusin e refugjatit jashtë BE-së. Procedurat po përafrohen me ndryshimet legjislative të miratuara tani në Pakt, në mënyrë që të ketë procedura uniforme, të shpejta dhe efikase në të gjithë BE-në për të vendosur nëse dikush ka apo jo të drejtë të qëndrojë në BE dhe të marrë mbrojtje të përkohshme. Gjithashtu, do të kemi mundësinë të marrim më shumë fonde evropiane për mbrojtjen e kufirit.”

Elena Jonçeva nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve:

Elena Jonçeva

Unë jam kryetare e grupit parlamentar që koordinon të gjitha këto negociata me Këshillin. Për herë të parë ne arritëm një lloj kompromisi. Mendoj se më së shumti kemi arritur sukses për vendet që janë në vijën e parë dhe janë kufiri i jashtëm i BE-së - Bullgaria, Greqia, Spanja, Italia. Çfarë po ndodh sot në këtë fazë? Aktualisht, nuk është e qartë se nga cili vend janë shumica e personave që hyjnë ilegalisht. Nuk është e qartë nëse ato nuk përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare dhe evropiane, nëse i përkasin ndonjë strukture kriminale apo organizate terroriste. Nuk është e qartë nëse ata po ikin nga një konflikt ushtarak apo thjesht japin informacion se vijnë nga një zonë ku po zhvillohen armiqësi. Një gjë tjetër që është shumë e rëndësishme është se deri më tani, dhe për dy vitet e ardhshme, ne po punojmë sipas Rregullores së Dublinit, e cila është jashtëzakonisht e padrejtë ndaj vendeve të vijës së parë. Domethënë ne mbajmë të gjithë barrën në Bullgari dhe nuk ka asnjë rishpërndarje të kësaj përgjegjësie ndaj shteteve të tjera anëtare. Dhe e gjithë kjo do të ndryshojë me miratimin e këtij legjislacioni. Kjo është një paketë legjislative që në fakt do ta ndryshojë këtë situatë. Ky nuk është projektligji perfekt, por është një drejtim jashtëzakonisht i rëndësishëm që do të ndryshojë dinamikën e këtij migrimi ilegal dhe ne do të mund ta kufizojmë atë. Në këtë fazë, është jashtëzakonisht e vështirë të kthehen në vendet e treta personat që përfshihen në listën e personave që mund të përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe evropiane. Me miratimin e legjislacionit të ri, ky proces bëhet shumë më i shpejtë, dhe veçmas ekziston një mekanizëm i veçantë me të cilin të gjithë personat që vijnë nga të ashtuquajturat. "vende të sigurta", si për shembull nga Maroku, ose Egjipti, do të kthehen shumë më lehtë në një hark kohor shumë më të shkurtër.

Illhan Kyçuk nga "Rinovo Evropën":

Illhan Kyçuk

Pas të gjitha përpjekjeve për të gjetur përfundimisht një zgjidhje evropiane, institucionet evropiane ia dolën. E kundërta do të thotë se çdo vend punon veçmas me Komisionin Evropian. Ishte arbitraritet absolut. Tani ka rregulla që nuk do të funksionojnë ashtu siç e imagjinojmë ne të gjithë, por ekziston një zgjidhje evropiane - kontroll më i mirë i kufijve të jashtëm, gjë që i duhet Bullgarisë. Sepse në vetëm 9 muaj ka pasur 130 mijë prova për të kaluar ilegalisht kufirin bullgaro-turk. Ka shpejtësi të procesit, njerëzit do të kontrollohen brenda një jave. Së treti, ka një shpërndarje solidariteti, që është, nga njëra anë, kundrejt pagesës, nga ana tjetër - kundër migrimit ekonomik brenda BE-së. Janë të qarta shtyllat dhe përpjekja për të gjetur një zgjidhje evropiane që kënaq të gjithë.”

Çfarë konkretisht presim të ndryshojë Pakti për Migracionin dhe Azilin për Bullgarinë është pyetja jonë e parë drejtuar Anton Zllatanovit, Drejtor i Policisë Kufitare:

Anton Zllatanov

Duhet të jetë më e drejtë për vendet që janë në vijën e parë, siç jemi ne, dhe të jetë më mbështetës për të gjitha vendet anëtare të BE-së.”

Ku janë problemet tona kryesore për momentin, a mund t'i evidentojmë shpejt dhe çfarë mund të presim nga BE-ja për sa i përket asistencës?

Ne marrim një ndihmë të madhe nga BE-ja në të gjitha drejtimet dhe për momentin zyrtarët kanë përmbushur kërkesën tonë për trefishim të kapacitetit në kufirin bullgaro-turk. Kolegët tashmë janë atje, duke punuar së bashku me ne në patrulla të përziera, marrim ndihmë financiare nga fonde të ndryshme evropiane. Kemi finalizuar një prokurim publik për 360 fuoristradë, të cilat duhet të fillojnë të mbërrijnë në grupe që në muajin e ardhshëm dhe pa të cilat nuk do të mund të mbrojmë kufirin tonë. Përveç kësaj, marrin ndihmë financiare edhe në kuadrin e të ashtuquajturit “kufi i zgjuar”, i cili për shumë vite mbeti i pasiguruar me linja sensorë dhe video monitorim. Tani jemi në përfundim të procesit, në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike është shpallur prokurimi publik dhe ne shpresojmë që të përfundojë sa më shpejt e mundur.”

A ka pasur një presion të fortë emigrantësh muajt e fundit në ndonjë nga pikat tona kufitare?

Vjeshta dhe dimri janë më të qetat që prej shumë vitesh. Kjo është për shkak të një kompleksi masash që kemi marrë - së pari, tonat dhe së dyti, ndërveprimi ynë me autoritetet turke. Kemi disa tregues me të cilat analizojmë situatën. Njëri është për provat e parealizuara për kalimin e kufirit. Një tjetër është ndalimi i migrantëve në brendësi të vendit. Ne i krahasojmë të dhënat çdo sezon. Po presim, natyrisht, që me afrimin e pranverës dhe verës, presioni i migrantëve të intensifikohet.”

Cilat janë mundësitë për të përshpejtuar kundërveprimin ndaj këtij presioni?

E them sërish, janë një kompleks gjërash. Së pari, përmirësimi i gjendjes sonë teknike me makina, video-kamera, kamera termike dhe pajisje të tjera. E dyta është lidhur me organizimin tonë më të mirë thjesht si forca kufitare. E treta është se ndërveprimi ynë me autoritetet turke duhet të vazhdojë në një nivel kaq të lartë dhe të ngushtë. Gjëja e katërt, që është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe që e theksoj shpesh, është kundërveprimi dhe hetimi i grupeve të organizuara kriminale të trafikantëve.

A mund të shpjegojmë ndryshimin midis fjalëve angleze “push back” dhe “prevented attempt” në lidhje me trajtimin e migrantëve?

Është më e lehtë kur e shfaqim në ekran. Kemi klipe të tilla që tregojnë qartë se çfarë është “prevented attempt” - ata përpiqen të kalojnë, të presin gardhin ose të hidhen mbi të. Disi, ne i kemi vërejtur - ose përmes video-monitprimit, ose ka pasur një patrullë afër. Patrullat tona shkojnë dhe nuk i lënë fare të kërcejnë. Domethënë, kur i shohin patrullat tona, ata refuzojnë të kalojnë kufirin, sepse do të ndalohen. Kjo është “prevented attempt” . “Push back” është ta mbajmë diku në brendësi të vendit dhe ta kthejmë ilegalisht në vendin tjetër, gjë që ne nuk e bëjmë.”

Dmth nuk ka shkelje të të drejtave të tyre, apo jo?

Sigurisht që jo. Janë bërë mbi 400 vizita të befasishme të organizatave joqeveritare (OJQ) nga Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, kështu që ne jemi plotësisht të hapur për këtë, shtëpitë për refugjatët administrohen nga Agjencia Shtetërore për Refugjatët, duhet t'ua drejtojnë atyre këtë pyetje, por punohet plotësisht transparente dhe kurrë nuk u është refuzuar ndihmë OJQ-ve.

Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Foto: EPA/BGNES, BGNES, BTA,

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD