Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Foto: FB / Grigor Banushi

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe.  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” më 18 prill, nga ora 16:00, me hyrje falas.

“Simfonia e pambaruar” është një thriller psikologjik dhe një simfoni e fateve njerëzore të ndërthurura tragjikisht. Disidenti Adrian Mara, kompozitor dhe dirigjent, i cili është arratisur nga regjimi diktatorial në Shqipëri dhe është vendosur në Francë, është rrahur nga një i panjohur dhe e ka humbur përkohësisht kujtesën.

Grigor Banushi lindi në Tiranë në vitin 1948. Ai u diplomua për gjuhësi dhe letërsi në Universitetin e Tiranës dhe punoi si mësues në bashkinë Pukë. Ka qenë edhe gazetar në “Radio Tirana”. Në vitin 1997, Grigor Banushi botoi romanin e tij debutues, “Vdekja e Narcisit”, i ndjekur nga “Fytyra e Djallit” (2009). Romani i tretë i Grigor Banushit, “Mëria e zanave”, u botua në vitin 2015 dhe u nominua për Çmimin Europian për Letërsinë. Është botuar edhe në vendin tonë nga shtëpia botuese “Persej”, përkthyer nga doc. Ekaterina Tërpomanova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD