Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti majën në orën 18:10, të cilën e raportoi në radio. Aty qëndroi për 32 minuta. Gjatë zbritjes bëri të ditur se për shkak të errësirës dhe kushteve të këqija atmosferike do të ndalojë zbritjen dhe do të kërkojë një vend për të kaluar natën. Të nesërmen ai dha sinjale që e bënin të qartë se ishte në gjendje të rëndë. Përpjekjet e anëtarëve të tjerë të ekspeditës për ta gjetur atë ishin të pasuksesshme. Vdiq Hristo Prodanov.
Pas tij, më 8 maj, Ivan Vëllçev dhe Metodi Savov u ngjitën në Everest, dhe më 9 maj - Nikollaj Petkov dhe Kiril Doskov - anëtarët e tjerë të ekspeditës.
I vetmi bullgar me fitore në Kupën e Botës, Radosllav Jankov, përfundoi në vendin e tretë në renditjen përfundimtare të sllallomit të dytë paralel të Kupës së Botës të Snowboardit, që u zhvillua në Bansko. Kjo ndodhi pas një kontestimi të stafit bullgar..
Fitues i edicionit të 51-të të sondazhit të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024 u bë sportisti grek Miltiadis Tentoglu. Vitin e kaluar, Tentoglu fitoi një titull olimpik dhe medalje të arta në Kampionatin Botëror në..
Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e Botës në Oberhof, Gjermani. Sportistja 26-vjeçare bullgare, e cila u rikthye në start pas lejes së..