Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një javë pas marrjes së detyrës. Në takimin e sotëm me presidentin Rumen Radev, Gllavçev ka paraqitur arsyet për ndryshimet e kërkuara nga ai, por nuk është e qartë nëse Radev do t'i nënshkruajë dekretet për to. Stefan Dimitrov njoftoi para gazetarëve se komunikimi i tij me kryeministrin është përmirësuar. “Si do të vazhdojë ky dialog mes nesh, do të varet nga vendimi im për detyrat dhe përgjegjësitë që kam marrë përsipër për momentin, i udhëhequr vetëm nga ideja për të ndihmuar në dy gjëra kryesore. E para është që të zhvillohen zgjedhje të ndershme jashtë vendit, sigurimi i kushteve për këtë, dhe sigurimi i funksionimit normal të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, tha Dimitrov.
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 19°. Në Sofje do të jetë 10°. Gjatë ditës do të jetë me diell, pas mesditës – me vranësira. Në disa vende në rajonet malore të Bullgarisë Jugore do të ketë shi dhe bubullima. Do të fryjë..
Në një takim në Bruksel midis përfaqësuesve të ministrive të transportit të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut, të dyja vendet konfirmuan angazhimin e tyre për të finalizuar pjesët hekurudhore që mungojnë të Korridorit 8, njoftoi Ministria e..
Ushtria bullgare po fillon ritmin e saj të përshpejtuar të modernizimit, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov nga bordi i fregatës "Verni", i cili mori pjesë në Ditën për Mysafirët e Lartë të stërvitjes "Briz 2025" në Varna. Javën e ardhshme, qeveria..
Nxënës, mësues dhe studentë nga institucionet arsimore bullgare jashtë vendit morën pjesë në Seminarin Veror mbi Gjuhën dhe Kulturën Bullgare në..
Mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmë para Gjykatës në Sofje për të protestuar duke kërkuar drejtësi të pavarur dhe në mbrojtje të kryetarit të..
Konfiskimi i makinave të drejtuara nga shoferë të dehur dhe të droguar nuk bie ndesh me ligjin themelor të vendit. Kjo u vendos nga Gjykata..