Agjencia Rregullatore Bërthamore ka lëshuar një leje për centralin atomik “Kozlloduj” për një kalim me faza në një lloj të ri të karburantit bërthamor RWFA të prodhuar nga “Westinghouse” për njësinë 5. Procesi i kalimit në llojin e ri të karburantit do të zgjasë katër vjet. Agjencia raporton se në procesin e shqyrtimit të dokumenteve teknike për të garantuar sigurinë e funksionimit të llojit të ri të karburantit, janë angazhuar burime të konsiderueshme njerëzore, si nga Agjencia Rregullatore Bërthamore, ashtu edhe nga organizata të jashtme bullgare dhe të huaja për mbështetje teknike.
Me ardhjen e karburantit të Westinghouse në central më 20 prill, ministri i Energjisë Vlladimir Malinov kujtoi se për bllokun 6 është nënshkruar një kontratë për diversifikimin e karburanteve me kompaninë franceze “Framatom” dhe kështu do të arrihet pavarësia e plotë e centralit atomik “Kozlloduj”. Aktualisht, të dy njësitë e termocentralit bullgar janë të ngarkuara me lëndë djegëse bërthamore ruse.Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..