Agjencia Rregullatore Bërthamore ka lëshuar një leje për centralin atomik “Kozlloduj” për një kalim me faza në një lloj të ri të karburantit bërthamor RWFA të prodhuar nga “Westinghouse” për njësinë 5. Procesi i kalimit në llojin e ri të karburantit do të zgjasë katër vjet. Agjencia raporton se në procesin e shqyrtimit të dokumenteve teknike për të garantuar sigurinë e funksionimit të llojit të ri të karburantit, janë angazhuar burime të konsiderueshme njerëzore, si nga Agjencia Rregullatore Bërthamore, ashtu edhe nga organizata të jashtme bullgare dhe të huaja për mbështetje teknike.
Me ardhjen e karburantit të Westinghouse në central më 20 prill, ministri i Energjisë Vlladimir Malinov kujtoi se për bllokun 6 është nënshkruar një kontratë për diversifikimin e karburanteve me kompaninë franceze “Framatom” dhe kështu do të arrihet pavarësia e plotë e centralit atomik “Kozlloduj”. Aktualisht, të dy njësitë e termocentralit bullgar janë të ngarkuara me lëndë djegëse bërthamore ruse.Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..